Reagon Limaj: Nuk kemi marrë vendim për të bllokuar Kuvendin

Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka reaguar pas lajmit se ai ka iniciuar bllokimin e parlamentit në ditën kur do të hidhet në votim Gjykata Speciale.
Ai ka thënë se ky lajm është i pavërtetë.

Lexojeni të plotë reagimin e Limajt:

Dua të njoftojë opinionin publik se lajmi i publikuar nga RTV Dukagjini se gjoja në takimin e mbrëmshëm më liderët e tjerë të opozitës unë kam propozuar dhe opozita ka vendosur për një plan për bllokim të Kuvendit, është lajm i pavërtetë.

Qëndrimi im dhe i NISMA për Kosovën dihet dhe është shumë i qartë.

Natyrshëm sikurse më parë edhe tash, ne si opozitë vazhdojmë me takimet për koordinim të aktiviteteve tona politike, por dua të sqaroj opinioni se as nuk kam propozuar dhe as nuk është marrë ndonjë vendim për ndonjë plan në takimin e mbrëmshëm që kemi pasur me liderët e opozitës, thjesht në takimin e mbrëmshëm kemi biseduar për zhvillimet aktuale politike në vendin tonë.

Më Shumë

Totaj: Stadiumi i Lirisë do të bëhet me standarde të UEFA-s

Keyetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se janë në fazën përfundimtare procedurat për dhënien e lejes për rikonstruktimin e stadiumit në...

Kuvendi i Prizrenit miraton ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” për Adem Demaçin

Kuvendi Komunal i Prizrenit  ka miratuar unanimisht propozimin për ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” (pas vdekjes) për veprimtarin e njohur shqiptar, Adem...

Lajmet e Fundit