Vetëm gjatë korrikut 65 raste zjarresh në Malishevë

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Malishevës bënë të ditur se gjatë këtij muaji ka reaguar në rreth 65 raste në shuarjen e zjarreve dhe intervenimeve teknike.

“Njësia Profesionale për Zjarrfikës dhe Shpëtim (NjPZSh), gjatë këtij muaji ka reaguar në më tepër se 65 raste si në shuarjen e zjarrëve, zjarre malore, fushore, shtëpi banimi, shtalla pastaj ushqime bagëtish dhe intervenime tjera teknike”, tha drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ahmet Morina.

DKMSH apelon tek qytetarët e komunës së Malishevës që të mos u ekspozohen rrezeve të diellit dhe ti reduktoj lëvizjet gjatë ditës që nga ora 10:00 deri në ora 17:00, si dhe të marrin masat preventive ndaj zjarrit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Thirret protestë kundër pagesës në rrugën Prizren–Prevallë: “Bashkë për interesin e përbashkët”

Qytetarët dhe banorë në Prizren, janë ftuar të marrin pjesë në një protestë paqësore kundër vendosjes së rampës me pagesë në rrugën Prizren –...

Lajmet e Fundit