Dita e parë e Veliajt si kryebashkiak (Foto)

Erion Veliaj u betua sot si kryebashkiaku i Tiranës për katër vitet e ardhshme.

Ai shkoi në këmbë në Bashki i ndjekur nga disa këshilltarë socialistë.

Pas betimit ai mbajti një fjalim ku tha se është kryebashkiaku i gjithë qytetarëve të Tiranës.

Veliaj pas ceremonisë së betimit si kryebashkiak mbajti një koktej me të ftuarit dhe bëri foto me ta.

Në ceremoni ishin edhe 5 përfaqësues të komuniteteve fetare në Shqipëri.

Menjëherë pas mbarimit të ceremonisë ai nisi punën si kryebashkiak duke rregulluar edhe Sahatin e Tiranës.

Më poshtë keni foto nga dita e parë e Veliaj si kryebashkiak./Mapo.al/

Erion Veliaj-kryebashkiak i Tiranes1 Erion Veliaj-kryebashkiak i Tiranes2

Më Shumë

Komuna e Suharekës pajis “Eko Therandën” me mjete të reja për përmirësimin e shërbimeve publike

Në Komunën e Suharekës janë pranuar pajisje të reja të dedikuara për Ndërmarrjen Publike Lokale “Eko Theranda”, me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve operacionale...

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Lajmet e Fundit