19.8 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

Një hap para, katër prapa

Nga Jakup Krasniqi

Kuvendi i Kosovës miratoi me shtatë shtator 2012, me 98 vota për, 10 kundër dhe vetëm 1 abstenim amendamentet kushtetuese që shënojnë fundin e pavarësisë së mbikëqyrur. Heqja e Pavarësisë se Mbikëqyrur shumëkush e ka vlerësuar si një hap progresiv që po e bënte Kosova dhe populli i saj në konsolidimin e institucioneve demokratike të shtetit, edhe pse vendi e populli kishin shumë vështirësi që duhej të kaloheshin. Ndërsa, vështirësia më e madhe ishte konsolidimi i shtetit të së drejtës. Ketë nuk e arritëm, pasi nuk pat në politikën tonë, vullnet politik te mirëfilltë për progres e zhvillim.

Gati tri vjet më vonë, me tre gusht 2015, Kuvendi i Kosovës me 82 vota për, pesë kundër dhe një abstenim, hoqi dorë nga sovraniteti i gjyqësorit, nga një pjesë e Gjykatës Kushtetute, Avokatit të popullit dhe ratifikimi i marrëdhënieve me jashtë. Kësaj i thonë: “Një hap para, katër hapa prapa”. Në votim nuk mori pjesë opozita, me arsyetimin se nuk dëshironte që ta legjitimojë ketë proces degradues. Me ketë votim treguam se si popull kemi përfaqësues (institucionin përfaqësues) “sui generis”. Ndërsa ku do të ndalet ky sui generizëm, nuk e di askush?! Madje as ata që i dhanë jetë këtij rasti të veçantë?!

Padyshim që më e keqja e krejt kësaj është se, pas këtij votimi shumëkush pret një mrekulli dhe fillim të “ri”?! Ndoshta???!!! Ne mrekulli nuk po beson as Daniel Serwer-i. Ai tha:” Frika ime e vetme për këtë Gjykatë të re, krijimi i të cilës duhet llogaritur si një hap i madh përpara, është se ajo mund të dështojë njësoj si misionet e tjera ndërkombëtare”. Sigurisht që këtu duhet të kihet frikë edhe pse mund të shkelen rënd të drejtat e liritë e individit, të cilat të drejta, janë vlerë e demokracisë si sistem i përparuar shoqëror!Këto të drejta janë shkelur jo pak herë nga gjykata e dështuara, të cilave ua ka friken D. Serwer-i.

Më Shumë

Festivali Rock&Blues 2025 rikthehet fuqishëm në Prizren – falas për publikun

Rock&Blues Festival 2025 rikthehet në Prizren me edicionin më të madh deri më tani, duke sjellë tri net të mbushura me muzikë, energji dhe...

Festimet për Ditën e Pavarësisë së ShBA-së nisin në Prizren

Me një ceremoni festive, në Prizren kanë nisur festimet për Ditën e 249-të të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Aktiviteti u zhvillua në...

Lajmet e Fundit