19.7 C
Prizren
E shtunë, 21 Qershor, 2025

Ka shpirt romantik

Cara Delevingne është një vajzë shumë romantike. Modelja e shndërruar në aktore, e cila publikisht e ka pranuar se ka orientim biseksual, ka deklaruar se ka bërë një seri të gjesteve romantike gjatë jetës së saj të dashurisë, por asnjëherë nuk ka përfituar vetë nga kjo.

“Jam tejet romantike. Kam bërë disa nga gjestet më fantastike romantike. Kam shkruar këngë për të tjerët, u kam kënduar serenada njerëzve me poezi. Mendoj se gjithmonë është më mirë të presësh që dikush ta bëj këtë për ju. Sepse, të jem e sinqertë, nuk mendoj se dikush ka bërë diçka super romantike për mua”, ka deklaruar ajo.

Në anën tjetër, bukuroshja 22-vjeçare, e cila momentalisht ka zëvendësuar pistat e modës me industrinë e filmit, ka zbuluar se së fundmi ka marrë disa këshilla të çmueshme nga kolegu i saj i filmit ‘London Fields’, Billy Bob Thornton.

“Billy Bob Thornton më ka thënë diçka vërtetë të mençur kur po xhiroja filmin me të. Isha vërtetë e brengosur që të shkoja në shkollën e dramës, por ai më tha se nëse ke talent natyral, jeta është e vetmja përvojë e cila do të të ndihmojë në këtë drejtim. Nuk mund ta mësosh një aktor të keq që të aktroj, ti vetëm mund ta bësh një aktor të mirë më të keq”, ka deklaruar Cara, e cila deri më tani është paraqitur në filmat si ‘Paper Towns’ dhe ‘Suicide Squad’.

Më Shumë

Komuna e Dragashit paralajmëron për rrezikun nga gjarpërinjtë – serumi antivenom i gatshëm në disa qendra shëndetësore

Komuna e Dragashit u ka bërë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm ndaj rrezikut të kafshimeve nga gjarpërinjtë, sidomos gjatë muajve të verës (maj–shtator),...

Drejtori i Arsimit në Malishevë zhvillon takim me drejtorët e shkollave – diskutohet përmbyllja e vitit shkollor dhe përgatitjet për vitin e ri

Në prag të përfundimit të vitit shkollor 2024/2025, Shefi i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Komunën e Malishevës, Sabit Berisha, ka mbajtur një takim...

Lajmet e Fundit