“Dokufest” ndez ekranet e mëdha për edicionin e XIV

Ka ndezur ekranet e mëdha, edicioni i XIV i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar “Dokufest”.

Filmi që ka hapur këtë edicion, është “Those Who Feel the Fire Burning”, i Morgan Knibbe, e i cili për temë ka “një udhëtim personal të atyre që do të bartin përherë zjarrin me vete”. Filmi flet për migrimin e një vajze dhe një plaku.

Në fakt, tema bosht e edicionit të sivjetmë të festivalit me nam është “Migrimi”.

Veton Nurkollari, drejtor artistik i “Dokufestit”, duke u dëshiruar mirëseardhje të pranishmëve në kinemanë “Lumbardhi”, ka thënë se migrimi i njerëzve është një nga çështjet më komplekse të botës moderne.

Pos Nurkollarit që ka qenë fjalë pak, në ceremoninë që ka hapur edicionin e sivjetmë nuk ka pasur fjalime të tjera. Sivjet festivali ka një program prej rreth 230 filma nga mbarë bota. E festivali ka një program të pasur me aktivitetete të tjera kulturore, që shtrihen përgjatë 9 ditëve, përkatësisht nga 8 – 16 gusht.

Një aktivitet është edhe instilacioni i bërë mbi urën e gurit, kur disa persona të kamufluar si policë do të ndalin të huajt që të kalojnë andej për një kohë fare të shkurtër, kinse në mungesë vizash, në shenj tërheqje vëmendjes për izolimin që po i bëhet kosovarëve me regjim vizash, tash e sa vjet.

Më Shumë

Malisheva përballet me mungesë uji dhe energjie

Malisheva vazhdon të përballet me mungesë të ujit të pijshëm dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme...

Liria me njoftim për tifozët: Sektori lindor i dedikuar për përkrahësit në Klinë

Liria ka dalë me një njoftim zyrtar për tifozët para ndeshjes së rëndësishme ndaj Dinamos në playoffin e Ligës së Parë të Kosovës. Klubi ka...

Lajmet e Fundit