Ushtria serbe në tokat shqiptare në vitet 1910

Rreth vitit 1910, pak përpara shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, pati një lëvizje të gjerë të malësorëve në Veri të Shqipërisë, të cilët morën pushkët dhe iu rebeluan Perandorisë Osmane, e cila kishte marrë gjithsesi një udhë pa kthim drejt kapitullimit.

Në këtë kohë, me sprapsjen e turqve, vendet e Ballkanike që kishin sadopak një organizim shtetëror ndërmorën një lidhje dhe nisën kështu luftërat ballkanike; e para kundër turqve dhe e dyta mese vetë ish-vendeve osmane ndaj njëri-tjetrit për të marrë sa më shumë të mundeshin nga ajo që linin osmanët.

Përpara një situate të tillë, malësorët shqiptarë iu kundërvunë serbo-malazezëve të cilët përpiqeshin të përparonin në Shqipëri për të zgjeruar shtetin e tyre të ardhshëm.

Avancimi i tyre kulmoi deri me mbërritjen e trupave serbe në Durrës gjatë Luftës së Parë Botërore.

Në këto foto dëshmohet prangosja e malësorëve dhe stacionimi i trupave serbe në veri të Shqipërisë, si gjatë luftërave ballkanike ashtu edhe gjatë Luftës së parë botërore. (MAPO) /albeu.com/

Më Shumë

Bedri Hamza nga Prizreni: Kosovës i duhet më shumë shpresë dhe optimizëm

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në “Rock&Blues Fest” në Prizren, bashkë me kryetarin e Komunës, Shaqir...

Operacion shpëtimi në malet e Sharrit, ekipet e ShKShMK-së në terren

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës (ShKShMK) ka njoftuar se është duke zhvilluar një operacion shpëtimi në malet e Sharrit, në zonën e majës...

Lajmet e Fundit