DokuFest tërheq të apasionuar dhe vizitorë të shumtë në Prizren

Qyteti i Prizrenit ngjan si i përfshirë në një festë të ndjekur nga mijëra vendas dhe vizitorë. Rrugët dhe sheshet e Prizrenit ishin të mbushura plot, ashtu si baret, dyqanet dhe kinematë.

Si çdo vit, DokuFest, festivali kosovar i filmit i njohur ndërkombëtarisht, dhe ndoshta, aktiviteti më i rëndësishëm kulturor në Kosovë, tërhoqi një numër të madh të pasionuarish pas kinemasë dhe kulturës.

Festivali u hap zyrtarisht mbrëmjen e së shtunës në Kino Lumbardhi me filmin “Those who feel the fire burning”, nga Morgan Knibbe, një film tejet goditës mbi dramën e emigrantëve, si një popull pa kombësi, kohë dhe vend, të humbur mes shpresës dhe traumës së kontinenteve.

Hapja nuk pati një ceremoni pompoze, përveç një ligjërate të thjeshtë të drejtorit artistik të DokuFest, Veton Nurkollari, i cili përshëndeti të pranishmit dhe njoftoi për migrimin si temë qendrore të këtij edicioni të festivalit, i cili mbahet nga data 08-16 gusht.

Tetë filma dhe dokumentarë të tjerë u shfaqën gjatë natës së parë, ndërsa deri në fund të festivalit do të prezantohen 228 filma nga 43 vende në 6 programe garuese dhe një numër programesh speciale.

Tema e festivalit këtë vit është migrimi, konteksti i tij shoqëror global dhe lokal si dhe pasojat, të cilat do të shfaqen dhe diskutohen në një numër të aktiviteteve, përfshirë panele dhe debatet.

Ndërsa në orët e vona të darkës, DokuNights u hap me muzikë elektronike tre nga Dj-e vajza Ah! Kosmos, Tijana T dhe Alien no. 155, nga Stambolli, Beogradi dhe Tirana.

Më Shumë

Incident në Prizren: Turistja japoneze lëndohet pas përplasjes me qen endacak gjatë vizitës kulturore

Gjatë një turi kulturor në qytetin e Prizrenit, një vizitore nga Japonia ka pësuar lëndime pasi është rrëzuar si pasojë e një incidenti me...

Një grua në Malishevë sulmohet fizikisht nga burri dhe vëllëzërit e tij

Një rast i dhunës në familje është raportuar me datë 22.05.2026 në Malishevë. Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj...

Lajmet e Fundit