26 C
Prizren
E premte, 19 Shtator, 2025

Media dhe luftimi i korrupsionit në DokuFest

Media dhe korrupsioni janë dy tema përjetësisht të lidhura. E para duhet ta zbulojë të dytën, por shpesh edhe e dyta lidhet zingjirë me të parën, dhe kjo nënkupton një katastrofë mediale.

Media nuk është e lirë dhe as nuk luan shumë rol në luftimin e korrupsionit në Kosovë, e ky i fundit po rritet dita ditës.

Një debat i tillë sot erdhi nw në edicionin e 14-të të Festivalit të Filmit dhe Dokumentarit DokuFest në Prizren. Përfaqësuesë të mediave dhe shoqërisë civile kanë diskutuar mbi rolin e medias në luftimin e korrupsionit, duke diskutuar mbi diskurse e narracione të ndryshme të problemit në fjalë.

Arbana Xharra – kryeredaktore në të përditshmen “Zëri” – mes tjerash ka treguar për rastet kur ajo është kërcënuar edhe pse ka provuar me çdo forcë gazetareske të ndërhyjë në luftën e fortë me korrupsionin kosovar.

“Gazetaria ka për detyrë të ndërhyjë në çështjet si korrupsioni, por shteti asnjëherë nuk reagon për asgjë, edhe kur ne kemi prova dhe dëshmi e jo burime anonime” tregon Xharra. Gazetare qysh prej moshës 19 vjeçare, ajo ka treguar në Hamamin e Prizrenit mbi rastet kur është kërcënuar me veturë, me mesazhe elektronike, e në rastet më ekstreme është përndjekur nga njerëz të panjohur me veturë dhe në një rast në shtëpinë e saj është vjedhur kompjuteri dhe është hyrë me forcë.

“Megjithatë, ajo që mua më motivon të merrem me gazetari është senzibilizimi, rritja e vetëdijes qytetare që të raportohet. Sot e di se ka njerëz që mund ta thonë me plot gojën të vërtetën mbi krimet e luftës, mbi korrupsionin në baza ditore, dhe mbi dukuritë tjera negative. Në një rast u pata shpallur edhe si islamofobja e vitit, por kjo ka pak rëndësi në luftën për të vërtetën” vazhdon Xharra.

Debati i sotëm në DokuFest ka nxjerrë në pak edhe ekspertizën ndërkombëtare në ndihmë të mediumeve të pavarura nga shtrëngimi shtetëror.

Alessandra Roccasalvo thotë se qëllimi i kësaj organizatë është puna në dy aspekte: në forcimin e vetë intitucioneve shtetërore dhe puna me to, dhe në anën tjetër edhe fuqizimi i zërit qytetarë në bërjen e ligjeve.

“Po përmend këtu rastin e Kallxo.com – një platformë e cila si e tillë provon drejtpërdrejt të merret me luftimin e korrupsionit duke shfrytëzuar publikun si burimin kryesor proaktiv. Gjithashtu si UNDP po japim edhe çmime të cilat vit për vit po ndihmojnë në fuqizimin e gazetarëve për të raportuar e gjetur sa më shumë korrupsionin në vend, drejt një aparati mediatik larg kontrollës qeveritare e shtetërore” pohon Roccasalvo.

Në debat kanë folur edhe Agron Demi nga GAP, Marija Ristiç nga BIRN, Hajrullah Çeku nga EC MA NDRYSHE si dhe Petrit Saraçini, analist i medias. /KultPlus.com/

Më Shumë

Nisma Socialdemokrate hap sot fushatën zgjedhore në Prizren

Nisma Socialdemokrate në Prizren ka njoftuar se sot do të mbajë hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore në këtë qytet, me një ngjarje publike që...

Krasniqi e Totaj: Teleferiku për Prizrenin po vjen

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka theksuar se vizioni për një Prizren modern dhe në zhvillim të vazhdueshëm po gjen përkrahje të...

Lajmet e Fundit