Ciara rrëfen si humbi 27 kg pas lindjes

Ciara duket e mrekullueshme në setin fotografik të realizuar për revistën “Shape”, që do të dalë në treg në Shtator. Këngëtarja 29– vjeçare vjen më një intervistë tepër interesante, ku ndër të tjera, rrëfen sesi ia ka dalë të ketë një trup perfekt pas lindjes.

E duke folur për këtë, Ciara deklaron se arriti të binte 27 kilogramë në 4 muaj falë ushtrimeve fizike dhe një diete ushqimore të kontrolluar e të shëndetshme.

“Momentin e parë që doktori më tha që mund të bëja ushtrime fizike nisa menjëherë palestrën dhe bëja rreth 3 orë në ditë, 1 orë fitness dhe 2 të tjera kardio. Kjo dhe një dietë ushqimore e shëndetshme, ishte mënyra sesi arrita të humbja 27 kilogramë në 4 muaj”, rrëfen Ciara për revistën “Shape”.

Më Shumë

Hoti shkruan për Marrëveshjen Uashingtonit, e thumbon Osmanin: VV-ja dhe ata që i shkonin pas e vlerësuan të dëmshme

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shkruar për Marrëveshjen e Uashingtonit, duke thënë se ajo parashihte edhe pavarësinë energjetike të Kosovës. Duke folur për këtë...

Breshër dhe erëra të forta në Prizren, publikohen pamje nga Korisha

Reshjet e shiut në Prizren janë shoqëruar sot me breshër dhe erëra të forta. Në Korishë është raportuar breshër, sipas pamjeve të publikuara nga...

Lajmet e Fundit