Gjumi akademik

Gjashtë muaj të ngërçit politik e më pas edhe një prej sfidave më të mëdha që iu vu Kosovës së pasluftës, Gjykata Speciale nuk ia “çeli” gojën Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. ASHAK-u me një armatë akademikësh nuk bëzani, as kur nuk u votua amendamenti për ndryshime Kushtetues në Kuvend, as kur u votua me 2/3 e votave. E kjo Akademi ka vendosur që të heshtë edhe para kërkesave të medieve për të marrë ndonjë deklaratë rreth “heshtjes” së tyre, shkruan gazeta Zëri.

Ka mjaftuar një mesazh telefonik nga kryetari i Akademisë së Shkencave të Kosovës, Hivzi Islami, me përmbajtjen “Çka kërkoni” për t’iu rikthyer përsëri letargjisë.

Të gatshëm për të folur për Akademinë nuk ishin as anëtarët e tjerë të Kryesisë.

Ndërsa, analistët dhe profesorët kanë vlerësuar se ASHAK-u ka një organizim të dobët dhe një staf që nuk i plotësojnë kushtet as për të qenë asistentë. Madje, heshtja e tyre ndaj proceseve të shtetndërtimit është quajtur edhe kriminale.

Më Shumë

Arrestohet një person në Lubizhdë të Hasit, dyshohet se shtiu me armë gjatë një ahengu

Një person është arrestuar në fshatin Lubizhdë të Hasit në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu. Sipas raportit të...

Kultivoheshin në arë me patate, policia zbulon 100 bimë kanabisi në Rahovec

Policia e Kosovës ka zbuluar një numër të madh bimësh të dyshuara narkotike në komunën e Rahovecit. Sipas raportit policor, më 26 maj 2026, rreth...

Lajmet e Fundit