2.2 C
Prizren
E premte, 26 Dhjetor, 2025

Besimi zero në Qeveri dhe Presidencë

Sondazhet dhe ikja masive e qytetarëve dëshmojnë dështimin e koalicionit aktual, i cili nuk është fare popullor në mesin e votuesve

Analiza më e re e institutit KIPRED, që flet për vazhdimin e rënies drastike të besimit në institucionet kryesore të shtetit në Qeverinë dhe Presidencën e vendit, nga përfaqësues të subjekteve politike dhe analistëve të pavarur, shihet si rrjedhojë e dështimit të institucioneve në sigurimin e perspektivës për jetë më të mirë të qytetarëve 16 vjet pas luftës.

Dështimi kryesor sipas opinionistëve të ndryshëm është fusha e zhvillimit ekonomik dhe drejtësia.

“Qeveria dhe Presidenca, që po tregojnë performancë tepër të dobët në ushtrimin e detyrave themelore të menaxhimit të shtetit. Sa i përket performancës së Qeverisë ajo vetëm po vjen duke rrëshqitur teposhtë në humbjen e besimit edhe me largimin e qytetarëve jashtë vendit. Derisa në vitin 2013 kishim 20.000 qytetarë që u larguan jashtë vendit dhe kërkuan azil jashtë vendit, në vitin 2014 kur ndodhi kriza politike dhe dështimi në formimin e institucioneve të reja për plot 6 muaj ka pasur 35 000 të larguar për azil jashtë vendit, derisa në 6 muajt e parë të këtij viti në krye me qeverisjen e Isa Mustafës janë hiq më pak se 60 000 qytetarë të larguar jashtë vendit me qëllim të kërkim azilit në vendet e tjera. Kjo e vë në pikëpyetje serioze kredibilitetin e kësaj qeverisje”, thotë prof. Riza Smaka për “Kosova Sot”.

Më Shumë

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Në IMF KosInvest, kredia është zemra e shërbimeve tona. Ne besojmë se çdo individ dhe biznes meriton mundësinë për të realizuar planet e veta, ndaj...

Mëngjesi pa pritje të gjata në pikat kufitare të vendit

Pritjet në hyrje-daljet për Kosovë gjatë mëngjesit të sotëm janë regjistruar të qeta.   Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet deri në 10 minuta janë...

Lajmet e Fundit