Studentët e Edukimit, të mos barazohen me ata të kolegjeve?

Këshilli i Studentëve i Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” thotë se ka marrë shumë shqetësime nga studentët dhe të diplomuarit e këtij fakulteti nga të gjitha qendrat e tij, në raport me vendimin 231 / 01B të ministrit të Arsimit Arsim Bajrami, për të barazuar studentët e diplomuar në Fakultetin e Edukimit të UP-së me ata të Kolegjeve Private.

Ky Këshill i Studentëve përmes një komunikate për media reagon kundër këtij vendimi duke theksuar se profesioni i mësimdhënësit është i shenjtë dhe si i tillë duhet të përcillet me kuadro të filtruar, që do të përgatisnin denjësisht gjeneratat e reja.

Andaj ky Këshill konsideron që barazimi i diplomës së Universitetit Publik të Prishtinës me ato të Kolegjeve Private, është politik, tendencioz dhe i papranueshëm.

“Aktualisht në Kosovë kemi numër të madh të të diplomuarve që kanë profesionin e mësimdhënësit e të cilët janë të papunë për shkak të konkurrencës së madhe dhe padrejtësive që përjetojnë nëpër konkurse, e nëse këtyre do të ju shtoheshin edhe të diplomuarit nga kolegjet private do të rëndonte edhe më shumë situatën e tyre. Prandaj, vendime të tilla mund të bëhen për çdo profesion tjetër që mund të dal nga UP-ja dhe institucionet tjera bartà «se të arsimit të lartë, por duhet në mënyrë të prerë të dallohet e ruhet profesioni i mësimdhënësit pasi që është shtylla kryesore e një shteti e kombi”, theksohet më tutje në këtë komunikatë.

Këshilli i Studentëve i Fakultetit të Edukimit në UP, kërkon nga MASHT-i, që të rishikoj këtë vendim, në mënyrë që të mos ketë reagime të tjera nga studentët e të diplomuarit e këtij fakulteti.

Më Shumë

Kurban Bajrami, BIK publikon orën e faljes së namazit

Kurban Bajrami do të falet të mërkurën, më 27 maj 2026, në orën 05:40 në të gjitha xhamitë e Kosovës. Bashkësia Islame e Kosovës ka...

Suhareka në zi, Muharremaj reagon pas vdekjes së Flamur Kuçit

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të Flamur Kuçit, i cili ka vdekur në moshën 37-vjeçare. Në një...

Lajmet e Fundit