2.4 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Ja si i pajtoi Avokati i Popullit Begajn e Rudin

Pas pajtimit që Avokati i Popullit arriti të bëjë mes kryetarit të komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe Fetah Rudit, i cili pret të vije në postin e nënkryetarit, ky i fundit ka më shumë se pesë muaj që po pret të zbatohet marrëveshja.

Në një prononcim për Indeksonline, Rudi ka thënë se ka kërkur nga Begaj që të kërkojë falje publike nëse do të arrihet ndonjë marrëveshje, e që sipas tij kjo gjë u mundësua.

“Avokati i Popullit ka thënë se sipas ligjeve dhe rregullave mund të ndërmjetësohet dhe më tha se a pranon, e unë nuk kam pas asgjë, kështu që thash që nëse kryetari kërkon falje publike, pse mos me u pajtu. Kanë biseduar me të dhe më thirrën e më thanë se ka pranu dhe e bëmë marrëveshjen në Malishevë. Ai ka kërku falje publike”, ka sqaruar Rudi.

Ai, më pas tha se koha kur do ta merr postin e nënkryetarit të Malidhevës varet nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i cili do të vendosë se kur do të zbatohet marrëveshja.

“Për postin duhet ta kryejë punën Isa Mustafa. Me të ende nuk kemi bisedu ngase është marrëveshja mes subjekteve LDK dhe Nismas. Unë e pres vetëm zbatimin e marrëveshjes, edhe pse shkuan gati pesë muaj”, ka thënë më tej Rudi për Indeksonline./Indeksonline/

Më Shumë

Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në Prizren

Tre të dyshuar B.H., N.A., dhe D.P., janë arrestuar nën dyshimin për vjedhje në Poslishtë të Prizrenit. Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar...

Kirurgjia e kancerit të mushkërive e sigurt edhe për mbi 80-vjeçarët

Mjekët nuk duhet ta përjashtojnë automatikisht ndërhyrjen kirurgjikale për 80-vjeçarët me kancer të mushkërive në fazë të hershme, sipas një studimi të ri që...

Lajmet e Fundit