Sot, përkujtohet dëshmori Remzi Ademaj-Petriti

Sot, përkujtohet 17 vjetori i rënies së dëshmorit të kombit Remzi Ademaj-Petrit Kodra.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja për nder të ditës së rënies së “Petritit” do të vizitojë Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë, si dhe vendin e rënies së dëshmorit në fshatin Nashec.
“Petriti” po ashtu do të përkujtohet edhe nga bashkëluftëtarët e UÇK-së.

Remzi Ademaj ishte komandanti i parë i UÇK-së për rajonin e Prizrenit dhe një nga komandantët e parë të UÇK-së për ZOP-in.

Ai ra heroikisht më 15 gusht 1998 në një pritë që forcat serbe i kishin organizuar në fshatin Grazhdanik të Prizrenit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Qeveria mbështet projektin për furnizimin e Malishevës me ujë të pijes

Në ambientet e KRU “Hidroregjioni Jugor” në Banjë të Malishevës është prezantuar Studimi i Fizibilitetit për furnizimin me ujë të pijes të Komunës së...

Një grua në Malishevë sulmohet fizikisht nga burri dhe vëllëzërit e tij

Një rast i dhunës në familje është raportuar me datë 22.05.2026 në Malishevë. Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj...

Lajmet e Fundit