24.5 C
Prizren
E shtunë, 28 Qershor, 2025

Ironizon kryeministri: Disa po argëtohen duke kërkuar zgjedhje

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook, iu ka përgjigjur atyre që po paralajmërojnë zgjedhje të parakohshme si dhe atyre që po kërcënojnë me trazira lidhur me demarkacionin dhe krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe skepikëve lidhur me krijimin e Ushtrisë së Kosovës.
Mustafa ka thënë se Qeveria do të vazhdojë të punojë me ngulm për realizimin e Programit të saj, që është shumë i mirë, kurse zgjedhje do të mbahen në vitin 2018. Ndërsa, Thaçi do të bëhet President i Republikës së Kosovës, ashtu siç është përcaktuar me marrëveshje, transmeton Telegrafi.

Lexojeni të plotë postimin e kryeministrit Mustafa:

“Periudhën e pushimeve sivjet po e kalojmë në forma të ndryshme. Disa po punojmë, disa po argëtohen duke kërkuar zgjedhje, disa po “brengosen” për zgjedhjen e Presidentit në fillim të vitit të ardhshëm, disa po e kërcënojnë shtetin dhe udhëheqësit shtetëror (por edhe familjet e tyre) me shënjimin e kufijve dhe me Asociacionin e Komunave, disa po shprehin shqetësimet për ardhmërinë e Forcave të Armatosura të Kosovës e disa po lahen në det.

Unë shoh vetëm një zgjidhje: Qeveria do të vazhdojë të punojë me ngulm për realizimin e Programit të saj, që është shumë i mirë . Askush askënd nuk do ta pengoj që të bëjë prova dhe ushtrime për zgjedhjet e përgjithshme, të cilat do të mbahen në vitin 2018. Z. Thaçi do të bëhet President i Republikës së Kosovës, ashtu siç e kemi përcaktuar me marrëveshje.

Askush nuk do ta falë asnjë pëllëmbë toke të Kosovës dhe as nuk do të marrë nga toka e huaj dhe nuk do t’i epet askujt hapësirë që ta rrezikojë shtetin, institucionet shtetërore dhe pronën private. Ushtrinë e kemi, sido që ia vemi emrin, forca është kjo që e kemi si FSK, andaj edhe ata që dëshirojnë ta pengojnë edhe ata që dëshirojë t’ia ndryshojnë emrin ashtu siç e kemi propozuar, duhet ta kenë të qartë se Kosova e ka forcën e vet. Prandaj, të punojmë, të flemë dhe të pushojmë rehat, sepse përgjegjësitë për këtë shtet nuk i kemi marrë për mahi. IM” (sic.), ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/

Më Shumë

Kuklibegu ndriçohet

Fshati Kuklibeg është bërë me ndriçim publik, si rezultat i përfundimit të një tjetër projekti nga Komuna e Dragashit. Lajmin e ka bërë të ditur...

Policia shqiptoi për 24 orë, 1782 gjoba në trafik

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1782 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente...

Lajmet e Fundit