Shitet kontrata e parë për incizim këngësh nënshkruar nga The Beatles

Kontrata e parë e nënshkruar për incizim këngësh nga grupi i famshëm, The Beatles, do të dalë në ankand muajin e ardhshëm më një vlerë prej 150,000 dollarësh.

Kontrata që ka gjashtë faqe ishte nënshkruar në vitin 1961 në Hamburg nga John Lennon, Paul McCartney, George Harrison dhe Pete Best.

John Lennon ishte nënshkruar si JW Lennon kurse Paul McCartney me emrin e tij të plotë James Paul McCartney.

Dokumentet i kishte dizajneri grafik gjerman, Uwe Blaschke, i cili merrej me historinë e The Beatles. Ai vdiq në vitin 2010.

Beatles-kontrata e pare

Më Shumë

Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës dhe kandidatit për kryeministër, Ardian Gjini

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Malishevë ka marrë përkrahje për subjektin që...

“Festa e Automjeteve Historike” mbahet më 30 maj në qendër të Dragashit

Në kuadër të “Oldtimer Fest Prizren 2026”, Komuna e Dragashit në bashkëpunim me Oldtimer Club Prizren organizon “Festën e Automjeteve Historike” në qendër të...

Lajmet e Fundit