14.1 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Paraburgim për Dribran Hoxhajn nga Zhuri

Departamenti i Përgjithshëm Penal i Gjykatës Themelore të Prizrenit ka vendosur një muaj paraburgim ndaj të pandehurit Dibran Hoxhaj nga fshati Zhur i Prizrenit.

Ai dyshohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’.

“I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 20.08.2015 nga ora 13.30 minuta dhe do të zgjasë deri me datën 20.09.2015”, thotë zëdhënësja e gjykatës, Afërdita Kicaj.

“I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal, se nëNje bashkëveprim me të pandehurit Behar dhe Demokrat Badallaj me sjellje kundërligjore pas një fjalosje verbale me të dëmtuarit A.Shala dhe G.Berisha në vendin publik para pompës se derivateve “Hib Petroll” në Prizren, i sulmojnë fizikisht dhe i shkaktojnë lëndime të rënda trupore. Duke marr parasysh se i pandehuri është përsëritës i shumë veprave penale, Gjykata Thermelore në Prizren i cakton masën e paraburgimit prej 1 muaji”, thotë Kicaj. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kryeziu: 94 raste të korrupsionit i kemi përfunduar gjatë vitit 2025

Petrit Kryeziu, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren, tha se gjatë vitit 2025 kanë përfunduar 94 raste të korrupsionit, duke theksuar se aty ku...

Suhareka përkujton dëshmorët dhe martirët e Greikocit dhe Vraniçit

Kryetari i Suhareka, Bali Muharremaj, ka përkujtuar dëshmorët dhe martirët e fshatrave Greikoc dhe Vraniç, duke vlerësuar lart sakrificën e tyre për lirinë e...

Lajmet e Fundit