Holanda po negocion me BE-në për Specialen

Pas vendimit të amandamentimit të kushtetutës për t’i hapur rrugë Gjykatës Speciale, procesi i themelimit të saj do të vazhdojë.

Tani është në dorë të Qeverisë, konkretisht kompetencë e Ministrisë së Punëve te Jashtme, e cila udhëhiqet nga zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, të negociojë me Mbretërinë e Holandës detajet teknike për vendosjen e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale në këtë shtet.

Aktualisht Holanda është duke e negociuar paraprakisht me Shërbimin e Jashtëm të Bashkimit Evropian (EEAS). Këto informata janë konfirmuar nga zyrtarët e lartë politikë në vend dhe nga përfaqësuesit diplomatikë në Kosovë. Kurse sipas njohësve të proceseve juridike në vend, deri në funksionalizimin e plotë të Gjykatës Speciale do të kalojnë disa muaj, pasi ata vlerësojnë se edhe procesi i rekrutimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe çështje të tjera nuk do të mundë të përfundohen shpejt.

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka thënë të premten për “Zërin” se fillimisht duhet të pritet vlerësimi i Gjykatës Kushtetuese për kushtetutshmërinë e miratimit të amendamentit 24.

Më Shumë

Goditet nga vetura një person në Prizren, dërgohet me lëndime të rënda në QKUK

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një automjet pasditen e djeshme në Prizren. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së...

Vajzat e Junior 06 kampione të Kosovës në U16

Skuadra e vajzave U16 e Junior 06 Moni Bau është shpallur kampione e Kosovës, pas fitores ndaj Vushtrria Basket me rezultat 67:45 në ndeshjen...

Lajmet e Fundit