2 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

NISMA: Kosova nuk është më shtet unik

NISMA për Kosovën, nëpërmjet një komunikate për medie, ka vlerësuar së marrëveshja e arritur në mes të kryeministrave Isa Mustafa dhe Aleksandër Vuçiq për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ka krijuar etnitet politiko- juridik brenda Kosovës.

“Ajo që filloi si një mashtrim i madh se gjoja bisedimet me Serbinë do të jenë vetëm teknike, përfundoi me bosnjëzimin e Kosovës.

Marrëveshja për Bashkësinë e Komunave Serbe e arritur mbrëmë nga Mustafa dhe Vuçiqi në Bruksel përfundimisht krijoi një entitet politiko-juridik dhe territorial brenda Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e subjektit politik që drejtohet nga Fatmir Limaj.

“Bashkësia e Komunave Serbe, ashtu siç e parasheh kjo marrëveshje do të funksionojë në mënyrë tërësisht të pavarur dhe do të jetë një organizëm i cili do të sfidojë institucionet qendrore të Kosovës”.

“Përmes Bashkësisë së Komunave Serbe, Serbia në mënyrë të drejtpërdrejtë do të ushtroj sovranitetin në territorin e komunave që do të jenë pjesë e saj”.

“Me këtë marrëveshje delegacioni i Kosovës përfundimisht legalizoi ndarjen e vendit mbi baza etnike”.

“Struktura e organizimit të bashkësisë do të ketë të gjitha elementet e një njësie federale: Kuvend, Këshill, President, administratë, pasuri të luajtshme e të pa luajtshme. Pra, Bashkësia do të ketë fuqinë e plotë për të marr vendime për këtë pjesë të territorit të Kosovës”.

“Kompetencat që do të ushtroj Bashkësia dëshmojnë se në Bruksel delegacioni i Kosovës ka pranuar dhe legalizuar themelet e një shteti brenda shtetit të Kosovës”.

“Marrëveshjet e arritura më parë siç janë ato për policinë, gjyqësinë, doganat, tatimet dhe këto të fundit për telekomunikacionin dhe energjetikën e kompletojnë tërësinë e kompetencave ekzekutive dhe administrimin e tyre nga autoritetet e Bashkësisë serbe”.

NISMA për Kosovën, konsideron se me këtë marrëveshje, Kosova nuk është më një shtet unik dhe i pa ndarë siç e parasheh kushtetuta por një shtet i ndarë në baza etnike dhe me prerogativa të rregullimit federativ.

“Delegacioni i Kosovës përmes kësaj marrëveshjeje i kanë dhënë goditje të rëndë rendit kushtetues të Republikës”.

“Marrëveshja për bashkësinë dhe ajo për shënimin e kufirit me malin e Zi, të arritura brenda një harku kohor prej disa ditësh, tregojnë më së miri se vendi po udhëhiqet nga një qeveri e cila jo vetëm që nuk është duke mbrojtur interesat e vendit, por përmes këtyre marrëveshjeve po e dëmton rëndë të ardhmen e tij”.

“Këto marrëveshje do të kenë pasoja të mëdha për të ardhmen e vendit, përgjegjësinë do ta mbajnë ata që e sollën vendin në këtë gjendje”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Gjendet një trup i pajetë në Prizren, dyshohet për vdekje nga arma e zjarrit

Një trup i pajetë është gjetur para pak çastesh në qytetin e Prizrenit. Sipas informacioneve të para të Insajderi, dyshohet se vdekja e viktimës është...

Kampionët bindës në Rahovec

Kampionia e Kosovës, Trepça shënoi fitore në udhëtim ndaj Rahoveci 029 57:110 (11:32, 16:23, 11:24, 19:24), në javën e 13-të të ProCredit Superligës, raporton...

Lajmet e Fundit