Ramush Haradinaj: AAK-ja mban përgjegjësi për qeverisjen në Prizren

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, pranon se subjekti i tij politik, mban përgjegjësi për qeverisjen në Prizren. Ai thotë se përgjegjësia e AAK-së për Prizrenin, është e pjesshme.

“AAK-ja mban pjesën e përgjegjësisë qeverisëse në Prizren,pasi që është pjesë e qeverisjes ”, ka thënë Haradinaj për TV Besa.

Haradinaj sot ka qëndruar në Prizren. Ai tha se kjo vizitë ka pasur për qëllim të shohë nga afër gjendjen me të cilën ballafaqohen qytetarët e Prizrenit.

AAK-ja në Prizren është pjesë e Qeverisë së Ramadan Muja.

/PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Bob Dylan feston 85-vjetorin, ikona që ndryshoi historinë e muzikës moderne

Sot shënohet 85-vjetori i lindjes së Bob Dylan, një prej figurave më të rëndësishme të muzikës moderne dhe autor i disa prej këngëve më...

Arrestohet një person në Lubizhdë të Hasit, dyshohet se shtiu me armë gjatë një ahengu

Një person është arrestuar në fshatin Lubizhdë të Hasit në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu. Sipas raportit të...

Lajmet e Fundit