32 mijë kosovarë hoqën dorë nga shtetësia

Për 5 vjet Kosova ka humbur 32 mijë qytetarë, të cilët kanë zgjedhur tjetër nënshtetësi.

Derisa ata thonë se këtë po e bëjnë për familjen e tyre, analistët e vlerësojnë këtë situatë si “tragjedi kombëtare”.

Heqja dorë nga shtetësia e Kosovës ka shënuar shifra alarmante në pesë vjetët e fundit. Mbi 32 mijë qytetarë të Kosovës kanë hequr dorë nga nënshtetësia kosovare vetëm nga viti 2009 për të zgjedhur një nga shtetet nga Bashkimi Evropian që nuk e lejon dyshtetësinë. Kampion në “zbrazjen” e Kosovës është Gjermania. Me këtë ritëm të heqjes dorë nga nënshtetësia brenda 10 vjetëve Kosova do të ketë 100 mijë banorë më pak.

Protagonistët e këtyre veprimeve thonë se edhe pse me “zemër të thyer”, këtë po e bëjnë për perspektivën e fëmijëve dhe familjeve të tyre. Ndërkohë që analistët e vlerësojnë se kjo situatë është baras me tragjedi kombëtare. /Zëri/

Më Shumë

Gjendet personi i humbur në Prizren, ekipi i kërkim-shpëtimit jep detajet

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, njofton se pas kërkimeve intensive gjatë gjithë natës, është bërë e mundur gjetja e personit të humbur...

Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro për studentët

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se nga sot ka filluar zyrtarisht procesi i aplikimit për mbështetjen e...

Lajmet e Fundit