VV në Prizren: Rigjykimi i Mujës, kapitullim i drejtësisë

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren e ka quajtur kapitullim të drejtësisë rigjykimin e kryetarit Ramadan Muja. Sipas këtij subjekti politik, Gjykata e Apelit në rastin ‘Muja’ ka dëshmuar se është në shërbim të politikës.

“Vendimi i Gjykatës së Apelit për kthimin e rastit të Ramadan Mujës në rigjykim nuk mund ta quajmë ndryshe pos instrumentalizim të drejtësisë në shërbim të agjendës politike të pushtetit”, thuhet në reagimin e VV-së në Prizren.

“Përpos që ka dëmtuar interesin publik duke i dhënë mundësi të re shkelësve të ligjit, Gjykata e Apelit me këtë rast ka shkelur parimet themelore të drejtësisë, atë të racionalitetit të procedurës duke e zgjatur tej mase kohën e marrjes së vendimit dhe parimin e pavarësisë së gjykatave duke lejuar ndërhyrje nga jashtë”.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! konsideron se ky rast është tregues më i qartë për kapjen e shtetit në të gjitha segmentet e saj. Ndonëse pushtet i ndarë dhe me garanci kushtetuese për funksionim të pavarur, pushteti gjyqësor tashmë është kthyer në mburojë që ia siguron vazhdimësinë e pushtetit kriminal të PDK-së”.

“Mosmarrja pjesë e prokurorit të rastit dhe papërgjegjësia e trupit gjykues në shqyrtimin e fundit ishin tregues të qartë për përmbajtjen vendimin. Në të vërtetë, gjatë gjithë rrjedhës së procedurës, objekt gjykimi në këtë instancë nuk qe aspak aktgjykimi i shkallës së parë, por dilema se a duhet të shkojë Komuna e Prizrenit në zgjedhje të parakohshme apo jo”.

“Ne konsiderojmë se krimi, kriminaliteti dhe korrupsioni në sferën publike në Kosovë nuk janë raste të izoluara, por pasojë sistemike e një mentaliteti qeverisës kriminal. Siç dëshmon edhe ky rast, kjo gangrenë tashmë ka prekur të gjitha instancat e shtetit, dhe dalja e vetme nga kjo situatë mbetet vetëm angazhimi i drejtpërdrejtë qytetarë për ndryshime demokratike në vend”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Liria – Dinamo, nesër barazhi për Superligë

Liria dhe Dinamo do të përballen nesër në ndeshjen vendimtare të playoffit të Ligës së Parë të Kosovës, ku në lojë është një vend...

Kosovarët për Bajram drejt Shqipërisë, rritje e fluksit në Morinë

Shumë kosovarë kanë shfrytëzuar ditën e Kurban Bajramit për të festuar dhe për të vizituar qytetet dhe pikat turistike në Shqipëri. Dita e Kurban Bajramit...

Lajmet e Fundit