8.4 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Orkestra e të rinjve të Kosovës sot me koncert në Prizren

Këtë vit Orkestra e te rinjve të Kosovës, aktivitetin e saj po e zhvillon në një mënyrë shumë më ndryshe nga ato që ka pasur kjo orkestër. Tash e një javë orkestra ndodhet në bjeshkët e bukura të Rugovës, ku çdo ditë në tri termine, ata bëjnë prova intensive. Arsyeja e këtij angazhimi intensiv të Orkestrës së të rinjve të Kosovës, është koncerti që do të mbahet në Prizren, ditën e sotme në Shtëpinë e Kulturës, në orën 16:00.

Në një prononcim për KultPlus, udhëheqësi i kësaj orkestre, Kushtrim Gashi, tha se afër 50 të rinj janë pjese e këtij kampingu muzikor, duke përfshirë studentë, nxënës e të tjerë nga pjesë të ndryshme të Kosovës si: Gjilani, Gjakova, Prishtina, e qytete të tjera.

“Në program janë vepra që janë sfiduese për orkestra me përvojë të gjatë e tepër profesionale, e lëre më për ne, por kemi arritur që me të vërtetë t’ia dalim. Një ndër këto vepra do të jetë edhe Simfonia numër 8 nga Schubert, por ajo edhe me sfiduese është Cello Concert nga Dvorak, i cili është njeri ndër koncertet më sfiduese qoftë për solist, por dhe për orkestër”, thotë Gashi.

Solist i këtij koncerti do të jetë Lukas Greiner, violoncellist nga Baseli i Zvicrës. I cili, jo vetëm që luan rolin e solistit, por është një ndër mbështetësit kryesor të këtij kampingu muzikor.

“Vepra tjera do jenë: Kur bie Fyelli Çiftelia, e angazhuar nga K.Gashi, pastaj W.A.Mozart, Simfonia Canocertante, me soliste: Albin Abazi, Oboe; Vehbi Shosholli, Klarinete; Bledar Bujupi, Horn dhe Yllzim Bytyqi, Fagot; pastaj A.Vivaldi, me koncertin për dy violoncello, me soliste: Arian Zherka dhe Blerta Hajdari; F.Schubert, Simfonia numër 8 dhe A.Dvorak, koncerti për violoncello dhe orkestër, me solist Lukas Greiner. Dirigjente janë: Hajrullah Syla, asistent i Orkestrës se te rinjve dhe unë si udhëheqës i Orkestrës” shtoj me tej ai.

Gashi me tej, falënderoj edhe instrumentistët, për kontributin e dhënë, duke premtuar në këtë mënyrë që edhe vitin e ardhëm të ketë aktivitete të kësaj natyre.

“Si nismë e mbarë e këtij kampingu, jep motiv që ky të zë vend edhe vitin e ardhshëm, por më shumë risi tjera, duke përfshirë masterklasë me profesor nga vende të ndryshme, duke ftuar dhe instrumentist nga Gjermania, Zvicra dhe mundësia e shkëmbimit te këtyre studenteve. Shpresojmë shumë të ndihmohemi më shumë, që këto ide të na realizohen. Pas kampingut, një ngjarje shumë e rëndësishme e Orkestrës së të rinjve do të jetë edhe udhëtimi afër 3 javorë që do bëjmë ne Bazel, pastaj Sicili, ku një numër afër 30 veta do jemi pjesë e turneut koncertal të radhës në këto vende” tha për fund udhëheqësi i Orkestrës së të rinjve të Kosovës, Kushtrim Gashi.

Më Shumë

Prizreni mposhtet minimalisht nga Feronikeli

Në kuadër të Raiffeisen Ligës së Parë, Prizreni është mposhtur sot me rezultat minimal 2–1 nga Feronikeli, në një ndeshje të zhvilluar në stadiumin “Rexhep...

Sot varroset 34 vjeçari pasi ra nga skelet në vendin e punës në Prizren

Sot do të varroset 34-vjeçari, i cili vdiq dje pasi ra nga skelet në vendin e punës në Prizren. Varrimi i të ndjerit do të...

Lajmet e Fundit