12.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Qeveria tash të ketë kujdes

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Naim Ismajli, ka thënë se asociacioni i komunave me shumicë serbe ka ardhur si produkt i dialogut Kosovë – Serbi që po zhvillohet në Bruksel.

Në në intervistë për “Epokën e Re”, Ismajli ka thënë se, duke u bazuar në marrëveshjen e cila është nënshkruar në Bruksel dhe deklaratat e zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, ato japin mundësinë që asociacioni i komunave me shumicë serbe të mos jetë organ ekzekutiv.

“Duke iu referuar marrëveshjes dhe deklaratave të zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, bëhet e qartë se asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, por konsultative”, ka deklaruar Ismajli, duke shprehur qëndrimin e tij se vendi nuk ka pasur nevojë për dy asociacione.

“Unë them se nuk kemi pasur nevojë për dy asociacione, por ky asociacion është produkt i negociatave dhe zgjedhje e komunave me shumicë serbe”, ka deklaruar Ismajli.

Ai ka bërë me dije se në kuptimin parimor nuk janë të mira dy asociacione por, sipas tij, nëse asociacioni funksionon pa kompetenca ekzekutive, pa atak në Kushtetutën, atëherë nuk do të jetë i dëmshëm për Kosovën dhe statusin e saj politik.

Ismajli ka thënë se në disa shtete të Evropës ekzistojnë nga dy asociacione, por ai i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës të ketë kujdes në negociatat e mëtutjeshme që kanë të bëjnë me funksionalizimin e këtij asociacioni.

“Tani duhet pasur kujdes në negociatat e mëtutjeshme, posaçërisht në çështjen e statutit të asociacionit, njëkohësisht prej nxjerrjes së dekretit të Qeverisë së Kosovës për këtë asociacion. Në asnjë mënyrë shteti nuk duhet të jetë themelues i këtij asociacioni, i cili nuk duhet të ketë karakter legal apo të jetë pjesë e një institucioni që ka të drejta ekzekutive. Asociacioni mund të jetë një mekanizëm i lobimit, një mekanizëm i konsultimit, një mekanizëm i asaj që komunat e kanë si produkt të vetin. Pra, mund të jetë një mekanizëm në kuptimin e dhënies së propozimeve për çështje të caktuara”, ka deklaruar Ismajli.

Më Shumë

Dërgohet në mbajtje shoferi i veturës së përfshirë në aksidentin ku mbetën të vdekur dy persona në Suharekë

Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suharekës ku si pasojë kanë vdekur dy persona, të dielën. Lajmin për...

Mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 863 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 16 aksidente me të...

Lajmet e Fundit