VV: Policia po e kërkon Ahmetin, Mustafa kryepolic

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se sot rreth orës 11:00, Policia e Kosovës ka shkuar për ta arrestuar në shtëpinë e tij, aktivistin e kësaj lëvizjeje, Valdrin Ahmeti.

Ky veprim i policisë për ta arrestuar Ahmetin, sipas VV-së, vjen pasi që të njëjtin Isa Mustafa e përmendi me emër në emisionin “DEBAT” në RTK, më 28 gusht 2015.

“Pas ekspress-dënimit të djeshëm të një qytetari që nga mllefi kishte “kërcënuar” ministrin dhe djaline kryeministrit, sot u tregua edhe njëherë që efektiviteti policor është i jashtëzakonshëm kur bëhet fjalë për kryeministrin”, thuhet mes tjerash në njoftimin e këtij subjekti politik që udhëhiqet nga Visar Ymeri.

“Pra, është e qartë që Isa Mustafa është shndërruar në kryepolic që jep urdhëra se kënd ta arrestojë policia, kënd ta dënojë urgjentisht gjykata, ndaj kujt të hapen hetimet, etj. Ky kryepolic, e ka vënë të gjithë sistemin në shërbim të tij, familjes, pronave dhe ministrave të tij.

Ky nuk është kryeministër i qytetarëve të Kosovës”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kurti zhvilloi vizita dhe takime në Prizren

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti  ka qëndruar  në Prizren. Ai, së bashku me kandidatët për deputetë ka zhvilluar një sërë takimesh dhe...

Vetëvendosje takon rininë e Prizrenit

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren ka zhvilluar një takim me të rinjtë e qytetit në kuadër të aktiviteteve të fushatës parazgjedhore. Në këtë aktivitet mori...

Lajmet e Fundit