10.7 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Protesta masive kundër “Zajednicës”, brenda pak ditësh

Marrëveshjet e realizuara në Bruksel, në mes Prishtinës dhe Beogradit, më ndërmjetësimin e Brukselit, veçanërisht marrëveshja për krijimin e Asociacionit të komunave më shumicë serbe ka ngjallur pakënaqësi të mëdha të opozita kosovare, e cila për t’i kundërshtuar këto marrëveshje nuk i përjashton as demonstratat.

Telegrafi mëson se partia më e madhe opozitare, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), është duke u angazhuar me të madhe që protesta e radhës të jetë sa më masovike. Kjo lëvizje përmes aksioneve të ndryshme, po tenton që t’i sensibilizojë qytetarët për t’iu bashkangjitur protestës e cila do të mbahet brenda pak ditësh.

“Nuk është çështje jave, por çështje ditësh kur do ta organizohet protesta”, ka thënë për Telegrafin një zyrtar i LVV-së.

Por, kësaj radhe a do të jetë protesta e koordinuar në mes bllokut opozitar si herëve të kaluara, kjo pritet të shihet ditëve në vazhdim, sepse tri partitë e opozitës parlamentare, Lëvizja “Vetëvendosje”, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nisma”, nuk po arrijnë t’i koordinojnë veprimet në një segment kundrejt Qeverisë, por secila ka hapur front në vete kundër koalicionit PDK – LDK.

Të tri partitë kundërshtojnë Marrëveshjen për Themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe Marrëveshjen për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, por veprimet e tyre janë të çakorduara.

Përderisa Lëvizja “Vetëvendosje” është më shumë e koncentruar për ta kundërshtuar themelimin e Asociacionit, Aleanca e Ramush Haradinajt është më e zëshme kundër Marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi.

Këto kundërshtime opozitarët mendojnë t’i vazhdojnë edhe në ditët dhe javët në vijim, megjithatë nuk flasin për koordinim në mes vete ose edhe për idenë e “frontit opozitar”. /Telegrafi/

Më Shumë

Prizreni pjesë e Kupës Ndërkombëtare Ballkanike të Çiklizmit 2026

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të Federatës së Çiklizmit të Kosovës dhe klubeve të çiklizmit,...

Kryetarja Emra: Gjykata e Prizrenit nuk ka pasur kapacitet për 109 të ndaluarit për keqpërdorim të votave

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, në një intervistë në “Tempus” foli edhe për aksionin ndaj të dyshuarve për keqpërdorim me vota,...

Lajmet e Fundit