Paralajmërohen protesta

Subjektet opozitare nuk e kanë ndërmend të ndalen së kërkuari dorëheqjen e Qeverisë “Mustafa” pas nënshkrimit të marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Ata madje thonë Kosova po hyn në një fazë të protestave, të cilat, sipas tyre, nuk do të ndalen deri në shkarkimin e Qeverisë.

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi, ka thënë për “Zërin” se për shkak se kjo Qeveri nuk ka gjasa të bindet se po vepron në dëm të vendit dhe se duhet të dorëhiqet, e vetmja mënyrë ka mbetur që përmes protestave Qeveria të detyrohet për t’u dorëhequr.

“Kështu që gjasa ka me e detyru, dhe që janë të domosdoshme protestat, siç po shihet, ato janë të pashmangshme. Duhet të jemi të vetëdijshëm që po futemi në një fazë të protestave dhe ato do të vazhdojnë deri në zgjedhjet e ardhshme. Jo pse qytetarët dhe ne e duam protestën, por protesta ka mbetur zgjidhja e vetme për t’i ndalë këto të këqijat e Kosovës të cilat të vetmen valvulë e kanë Qeverinë e Kosovës”, është shprehur Selimi. /Zëri/

Më Shumë

Në 27-vjetorin e masakrës së Tususit, përkujtohen 26 martirët në Prizren

Në 27-vjetorin e masakrës së Tususit janë zhvilluar homazhe në Kompleksin e Varrezave të Martirëve në Lagjen e Trimave, në nderim të 26 martirëve...

Vdes 63-vjeçari në Prizren, trupi dërgohet për obduksion – nisin hetimet

Një 63-vjeçar ka humbur jetën në orët e hershme të mëngjesit në Prizren, pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë në Emergjencën e Spitalit...

Lajmet e Fundit