7.3 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Qosja: Pushteti i Mustafës si i Millosheviçit

Rexhep Qosja thotë se pajtimi për formimin e Gjykatës Speciale, marrëveshja për krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe dhe ajo për demarkacionin me Malin e Zi, janë tri dhurata të zeza që kryeministri Isa Mustafa ia dhuroi Kosovës.

Në një intervistë për Epokën e Re, Qosja ka thënë se Bashkësia e Komunave Serbe është subjekt juridik që realisht e kufizon mëvetësinë e Kosovës. Duke folur për gjuhën e përdorur nga kryeministri Mustafa me përfaqësuesit e VV’së, Qosja ka thënë se Mustafa me gjuhën politike dhe pushtetore që përdori në qërimin e hesapeve me pjesëtarët e kësaj lëvizje, tregoi se pushteti i tij politik po i përngjan pushtetit politik të Milloshevicit dhe Sheshelt.

Qosja ka folur edhe për partinë e Thaçit, për të cilën ka thënë se në disa raste të veçanta e humbi rrugën e vet historike.

Ai ka thënë se derisa të mund ta mbajë lapsin në dorë do të jetë kundër politikës që me gjuhën, masat apo heshtjen e saj i ka bërë pothuajse të ligjshme shumë të këqija në Kosovë.

Më Shumë

Dy gjyqtarë të rinj nisin angazhimin në Gjykatën Themelore të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren ka bërë të ditur se Kryetarja e Gjykatës ka pritur në takim dy gjyqtarët e rinj, të cilët nga sot...

Një grua i bashkohet Vetëvendosjes në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prizren ka mirëpritur Shqiponja Ukmatën, e diplomuar në Shkenca Kompjuterike, si anëtare e re. Sipas LVV-së, energji dhe profesionalizmi i grave...

Lajmet e Fundit