7.1 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

Familjarët e Hekuran Morinës kërkojnë drejtësi

Familjarët e Hekuran Morinës që po protestojnë në Prizren, janë zhvendosur para ndërtesës së Prokurorisë Themelore.

Deri më tani ata kanë qenë duke protestuar para ndërtesës së gjykatës, ndërsa takimi ka përfunduar.

Pas takimit, Aziz Morina, familjar i Herkuranit të vrarë tha se ka marrë premtimin nga kryetari i gjykatës, Ymer Hoxha, për zbardhjen e rastit.

“Ymer hoxha na ka premtuar se do ta çojë deri ne fund këtë rast. Nëse nuk zgjidhet ne do obligohemi të vetëmbrohemi”, tha Aziz Morina.

14:41
Familjarët e Hekuran Morinës, të vrarë më 7 shtator në Prizren, kanë nisur sot një protestë sot para ndërtesës së Gjykatës Themelore në këtë qytet në kërkim që drejtësia të nisë punën në ndriçimin e këtij rasti.

Aziz Morina, i afërm i viktimës së fundit në Prizren, tha se Hekurani i ndjerë ishte viktimë e fajdeve.

“Hekuranit i kanë kërku fajde. Baba i Hekuranit nuk i ka pasë borxh asnjë individi apo grupi. Fajdexhinjtë kur e kanë pa që s’po realizohen kërkesat ia kanë nisë me kërcënime. Kanë pasuar rrahjet, e kemi lajmëru ne polici me shpresën që drejtësia do e zgjidhë, por mjerisht drejtësia që po zhvillohet në shtetin tonë nuk po jetësohet sipas ligjit”, tha Aziz Morina gjatë protestës.

Protestuesit kanë mbajtur në duar pankarta ku shkruante “Stop Haraçit”, “Duam Siguri”, “Duam Drejtësi”, “Ndriçone Rastin”…

Për Aziz Morinën “krimi është i lidhur me pushtetarët dhe me gjyqësinë”.

Ai ka paralajmëruar protestë të gjatë të familjarëve para gjykatës.

“Do qëndrojmë para gjykatës derisa dikush të dalë dhe të bisedojë me ne”, u shpreh ai.

Më 7 shtator, te rrethi i “Bazhdarhanes” në këtë qytet u vra Hekuran Morina dhe u plagosën tre persona, mes tyre edhe vëllai i Hekuranit, Fadili./Kallxo.com/

Më Shumë

Foto nga djegia e kamionit në autostradën “Ibrahim Rugova”, Policia: Shoferi dhe një pasagjer pa lëndime, shkoi ekipi i urgjencës

Një kamion u përfshi nga flakët në aksin rrugor Suharekë-Duhël në autostradën “Ibrahim Rugova”. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi...

Fillon hartimi i strategjisë ekonomike lokale të Rahovecit për periudhën 2026–2030

Në Komunën e Rahovecit është mbajtur takimi i parë i grupit punues për hartimin e Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal 2026–2030. Sipas njoftimit të komunës,...

Lajmet e Fundit