Prizreni shënoi Ditën e Dëshmorëve

Në Prizren është shënuar sot Dita e Dëshmorëve. Nënkryetari i komunës, Lulzim Kabashi, tha se “dëshmorët janë më meritoret që sot ne frymojmë lirshëm”.

“Vepra e tyre duhet të jetë udhërrëfyes i një të ardhme më të ndritur të vendit”.

Kabashi tha se 15 shtatori si datë duhet të jetë e veçantë në tërë komunën për t’i përkujtuar të gjithë ata që u flijuan në luftën e lavdishme të UÇK-së.

Ndërkaq, Kryesuesi i Kuvendit të Prizrenit, Kujtim Gashi,tha se dëshmorët janë ata që i japin kuptim angazhimeve të të gjithë neve për të jetësuar amanetin e tyre, për një vend të përparuar.

Ish eprori i lartë i UÇK-së, aktualisht edhe këshilltar i Kuvendit të Prizrenit, Alush Shala, gjithashtu tha se do të angazhohet që 15. shtatori të jetë ditë e veçantë, kur duhet të përkujtohen të rënët për lirinë e atdheut nga komuna e Prizrenit,transmeton TVPZ.

Edhe pse sot është parë një numër i madh i pjesëmarrësve në shënimin e ditës së dëshmorëve të komunës së Prizrenit, numri i familjeve të dëshmorëve ishte vetëm 14 që morrën pjesë në homazhe, nga mbi 150 familje sa i’a kanë falur bijtë e tyre çlirimit të Kosovës nga komuna e Prizrenit.Pas Landovicës, janë vendosur buqeta me lule edhe para Monumentit të Lirisë dhe shtatorëve të komandatëve, Remzi Ademaj, Ismet Jashari, Xhevat Berisha dhe Pal Paluca/PrizrenPress.com/

Më Shumë

“Durmish Aslano” akuzon DKRS-në në Prizren për përjashtim të komunitetit rom nga granti komunal

Organizata joqeveritare “Durmish Aslano” ka reaguar publikisht ndaj listës preliminare të publikuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Komunën e Prizrenit...

Rasti “Pronat në Prizren”, ngrihen 18 prona dhe kërkohet paraburgim për të arrestuarin për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30...

Lajmet e Fundit