12.5 C
Prizren
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

MZhE-ja konfirmon seks-skandalin

Ministria e Zhvillimit Ekonomikë ka konfirmuar se zyrtari i saj Ramadan Sejdiu është prangosur nga Policia e Japonisë.

Ditë më parë është raportuar se ai është arrestuar për ngacmim seksual, derisa ishte në udhëtim zyrtar në Japoni.

Ndërkaq, zyrtarët e MZHE-së nuk kanë dashur të flasin për arsyeje e dosjes, ndërsa kanë thënë se Ambasada e Kosovës në Japoni, respektivisht MPJ ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me rastin konform përgjegjësive të saj institucionale.

“Ministria e Zhvillimit Ekonomik është njoftuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Japoni përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme se zyrtarit Ramadan Sejdiu i është shqiptuar masa e paraburgimit”, ka thënë për Zërin, zëdhënësi i MZHE-së, Naim Zeqiri, duke shtuar se me të marrë këtë informacion zyrtar, MZHE konform legjislacionit në fuqi ka ndërmarrë masat ligjore ndaj zyrtarit në fjalë duke i shqiptuar masën e suspendimit deri në vendimin përfundimtar të gjykatës.

Burime të gazetës “Zëri” kanë treguar se Sejdiu nga data 10 gusht 2015 deri më datën 04 shtator 2015 kishte shkuar në Kitakjushu në ujdhesën Kjushu të Japonisë, ku është mbajtur një trajnim lidhur me trajtimin e ujërave të zeza.

I njëjti është dashur që në mbrëmjen e 04 shtatorit 2015 të kthehet me grupin.

Ramadan Sejdiu në MZHE ka mbajtur pozitën e drejtorit në Njësinë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike.

Më Shumë

Dragash: Kanosi zyrtarin policor, dërgohet në mbajtje një person

Policia e Kosovës ka dërguar në mbajtje një person në Dragash. Sipas raportit 24-orësh, i dyshuari gjersa ishte në stacion policor lidhur me një rast...

70 vjet jetë, një mision që vazhdon

Sot kremton ditëlindjen e 70-të prof. dr. Nexhmi Hyseni, themeluesi i kirurgjisë moderne pediatrike në Kosovë – mjeku që i kushtoi jetën shëndetit të...

Lajmet e Fundit