19.2 C
Prizren
E martë, 29 Prill, 2025

Gratë e PDK-së në Prizren, fushatë kundër sëmundjes së kancerit të gjirit

Në organizim të Gruas Demokratike të PDK-së, në Prizren ka filluar fushata sensibiluese për luftimin e sëmundjes së kancerit të gjirit, pasi që muaji tetor është muaj i luftimit të kësaj sëmundje të rrezikshme.

Aktivitetet kanë filluar me vizitën në QKMF-në ku bëhet edhe kontrollimi i kësaj sëmundje përmes aparatit të mamografisë. Më pas , në Qendrën “ Europa” është mbajtur edhe një takim ku është folur për rreziqet dhe masat parandaluese të kësaj sëmundje, takim ky në të cilin morrën pjesë drejtueset e GD të PDK-së,zyrtarët e pushtetit lokal të Prizrenit dhe pjesëmarrese të shumta.

Me këtë rast, kryetari i komunës, Ramadan Muja, tha se ne si qeveri lokale kemi qenë dhe do të jemi të përkushtuar që të sigurojmë pajisje të nevojshme për punë efikase në trajtimin e shumë sëmundjeve, përfshirë edhe ato për sëmundjen e kancerit të gjirit, ndërsa vijoi ai, ne si komunë mbështesim materialisht edhe shumë pacientë që trajtohen nga sëmundja e kancerit, theksoi ai.

Kryetarja e Gruas Demokratike të Kosovës, Justina Pula – Shiroka, tha se kjo fushatë sensibilizuese i është dedikuar mbrojtjes së shëndetit dhe në përgjithësi është shprehje e solidaritetin tonë , theksoi ajo, me të gjitha gratë e Botës që janë të prekura nga kjo sëmundje.

Ndërkaq, kryetarja e degës së GD të PDK-së në Prizren Laura Guguli, tha se e gjithë kjo fushatë tregon gatishmërinë tonë për tu vënë në mbrojtje të shëndetit të mbarë shqoërisë sonë, theksoi ajo. Pas fjalimeve, rreth parandalimit dhe trajtimit të sëmundjes së kancerit të gjirit, ka mbajtur një ligjëratë profesionale radiologja, dr. Shpresa Goçaj, ndërkaq për të gjithë të pranishmit rreth informimit sa më të mirë për këtë sëmundje është shfaqur edhe një film dokumentar.Pas kësaj ngjarje, pjesëmarrëset e këtyre aktiviteteve kanë bërë edhe një defile në qendër të Prizrenit/TV Prizreni/

Më Shumë

Malisheva arrin 100% realizim të investimeve kapitale për vitin 2024

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka bërë të ditur se kjo komunë ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm për vitin 2024, duke...

Rikthehet Armend Rexhepagiqi, shumë shpejt e publikon albumin e ri

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Armend Rexhepagiqi ka njoftuar rikthimin e tij në muzikë. Përmes Instagramit ai zbuloi se shumë shpejt do të publikohet albumi i...

Sonte

Lajmet e Fundit