5.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Opozitarët nuk i binden Prokurorisë, priten urdhërarreste

Prokuroria e Shtetit kërcënon të pandehurit e opozitës, se nëse nuk paraqiten në Polici apo Prokurori, gjyqtari i procedurës paraprake do të lëshojë urdhërarrest. Deputetët e opozitës që hodhën gazin lotsjellës në Kuvend thanë se nuk do t’i përgjigjen Prokurorisë

Prokuroria e Shtetit do të lëshojë urdhërarrest për deputetin e “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, Faton Topalli, deputeten Albulena Haxhiu, si dhe deputeten e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, të cilët hodhën gaz lotsjellës në dy seancat e fundit në Kuvendin e Kosovës. Fletarrestimi vlen nëse këta deputetë nuk do t’i përgjigjen ftesës së Prokurorisë për të dalë para organeve të sigurisë. Deputetët e opozitës, ndërkaq, po refuzojnë të paraqiten në Polici apo para Prokurorisë, duke i quajtur këto institucione të varura nga politika dhe në mbështetje të krimit.

Vendosmërisht nga këto dy parti, të premten është deklaruar se nuk do t’i dorëzohen Prokurorisë. Mirëpo, nga Prokuroria e Shtetit bëjnë të ditur se do të ketë një afat deri kur do të priten deputetët që hodhën gazin lotsjellës të deklarohen në Polici dhe Prokurori. Dhe pas këtij afati ata do të arrestohen…/zeri/

Më Shumë

Kryeziu: 94 raste të korrupsionit i kemi përfunduar gjatë vitit 2025

Petrit Kryeziu, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren, tha se gjatë vitit 2025 kanë përfunduar 94 raste të korrupsionit, duke theksuar se aty ku...

Suhareka nderon Yllin me Simbol të Komunës

Komuna e Suharekës ka vlerësuar klubin e basketbollit Golden Eagle Ylli, duke i ndarë Simbolin e Komunës si shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij...

Lajmet e Fundit