-3.8 C
Prizren
E enjte, 1 Janar, 2026

31 intervistat e Rudina Xhungës në përmbledhje

Gazetarja Rudina Xhunga nuk do të vazhdojë më emisionin e saj “Shqip”, por para se të kthehet tek “Dritare” ka dhe një “shqip” për publikun shqiptar, një libër ku botohen 31 intervista të saj me shkrimtarë, gazetarë apo politikanë shqiptarë e të huaj. Promovimi i librit, që është botuar nga UET-Press, do të bëhet sot te holli i Kryeministrisë.

Takim në COD, një aktivitet që ndërthur performancë artistike, projeksion filmi për Michel Houellebecq dhe ka në qendër një bashkëbisedim mbi komunikimin e Shqipërisë me botën, hapjen dhe format e dialogut e bashkëpunimit që transformojnë njëkohësisht imazhin tonë dhe mbarë botën shqiptare. Paneli kryesor përbëhet nga Kim Mehmeti, Mimoza Kusari-Lila, Pirro Misha. Të ftuar janë përfaqësues të botës së medias, akademisë dhe artit, si dhe kryeministri Edi Rama.

Libri me titullin “Edhe një Shqip” vjen si një përmbledhje e intervistave që Xhunga ka realizuar gjatë emisionit të saj “Shqip” në Top Channel, i cili nuk do të transmetohet më pas largimit të gazetares në një tjetër televizion dhe me një tjetër projekt.

Libri sjell një përmbledhje prej 31 intervistash dhe debatesh historike, që sollën debatin ndryshe në Shqipëri. Dhe personazhe ekskluzivë që nisin me Kadarenë në Izrael dhe përfundojnë me Michel Houellebecq në Paris. Në libër janë dhe emisione shumë të ndjekura, ku gazetarja ka vënë përballë në debat Edi Ramën e Fatos Lubonjën, Erion Veliajn dhe Erion Braçen etj.

Në një prononcim për gazetën “Mapo”, Xhunga tha se “emisioni “Shqip” ka prodhuar katër libra të ngjashëm, me besimin se e shkruara mbetet dhe arkivi është profesionalizëm e respekt për atë që lëmë pas dhe mundësi e përvojë për ata që vijnë pas”. Parathënia e librit është shkruar nga bashkëshorti i saj, analisti Dritan Hila, i cili sjell që në krye një Rudinë siç e ka njohur ai; personazh televiziv, mandej drejtuese e emisioneve ku ka qenë i ftuar dhe tani, gruan e jetës dhe nënën e vajzës së tyre, Alana.

Më Shumë

Babai në Prizren raporton se i është zhdukur djali

Një person në Prizren ka raportuar se i është zhdukur djali i tij. https://prizrenpress.com/428407-2j/ Sipas raportit 24 orësh të Policisë, viktima është zhdukur nga 23 dhjetori. “Rr....

Fletëvotimet e dyshimta në Rahovec, Kryeziu i quan lëshime teknike: E kemi paraqitur rastin

Në qendrën më të madhe të votimit në Rahovec, në shkollën  “Isa Boletini”, 4 mijë fletëvotime kanë qenë me shenja. Menaxheri i kësaj qendre, Sakip...

Lajmet e Fundit