Gati “Different Trains”, kryevepra botërore dhe premiera në skenë

Festivali “Different Trains” vjen në edicionin e tij të katërt, duke sjellë për publikun artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj, si dhe një program të pasur muzikor ku nuk mungojnë veprat premierë.

Festivali zhvillon këtë edicion nga data 19 deri më 26 tetor, ku veç skenave në Tiranë, një koncert do të jetë dhe në qytetin e Korçës. Festivali “Different Trains” mbrëmjen e tij të parë koncertore e zhvillon në skenën e Universitetit të Arteve në Tiranë, ndërsa ka mbledhur në vite artistë brilantë shqiptarë të njohur në skenat e botës dhe artistë të huaj me reputacion ndërkombëtar në skenën shqiptare për të interpretuar së bashku. Miq të rinj e të vjetër bashkohen për të ndarë pasionin ndaj muzikës. Një program mjaft i variuar do të krijojë një atmosferë të veçantë midis artistëve në skenë dhe publikut shqiptar.

Me artistët Ilya Gringolts, Areta Zhulla, Dorian Xhoxhi, Vaclav Petr, Elton Tola, Martin von der Nahmer, Simone Briatore, Leonid Gorokhov, Vlorent Xhafaj dhe Peter Laul do të kalojnë dhe mbrëmjet muzikore të këtij festivali. Nga klasicizmi i një Beethoveni të ri, tek impresionizmi dhe ritmet blues të Ravel, duke kaluar nga romantizmi absolut i Schumann apo lirizmi i Puçinit, për të mbërritur në kryeveprat e pashtershme muzikore, monumente si okteti i Mendelssohn apo kuinteti i Mozart, festivali sjell një program të variuar për të krijuar një urë ndërmjet artistëve dhe auditorit.

Që në edicionin e tij të parë “Different Trains” ka qenë në vëmendjen e publikut, ku edhe këtë vit do të gjejë në skenë artistët të njohur dhe muzikën e bukur. /KultPlus.com

Më Shumë

Rasti “Pronat në Prizren”, ngrihen 18 prona dhe kërkohet paraburgim për të arrestuarin për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30...

Tejeci: Parku i Inovacionit në Prizren nuk po e përmbush funksionin ekonomik të pritur

Kryetari i Odës së Ndërmarrësve dhe Zejtarëve të Prizrenit, Afrim Tejeci, ka vlerësuar se Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, i promovuar që...

Lajmet e Fundit