26 C
Prizren
E premte, 19 Shtator, 2025

Albin Kurti i përgjigjet Blushit: Politika nuk është aritmetike

Albin Kurti sqaroi, arsyet e gazit në parlament dhe mundësinë e rëndimit të situatës, në vazhdim.

“Gazi lotsjellës është një tym sqarues brenda seancës së Kuvendit”,-u shpreh Kurti.

Ai tha se gazi ka bërë që çështja e Zajednicës të kuptohet anë e mbanë në trojet shqiptare në Ballkan dhe më gjerë, por në të njëjtën kohë edhe iu ka treguar atyre deputetëve dhe ministrave e kryeministrit që me aq lehtësi urdhërojnë policinë të ndërhyjnë me gaz lotsjellës kundër protestuesve, që të kuptojnë njëherë se si është të jesh në këpucët e qytetarit të thjesht, i cili i varfër e i papunë kërkon të drejta ekonomike-sociale, por pse jo edhe politike-kombëtare.

“Me një gaz lotsjellës në një hapësirë aq të madhe sa është salla e Kuvendit, ata u lotuan, thanë se kjo është e papranueshme, u alivanosën dy prej tyre dhe kështu me radhë, megjithëse i pamë duke dhënë intervista para dhe pas alivanosjes, e alivanosjen nuk ua pamë. Por, sido që të jetë gazi lotsjellës në Kuvendin e Republikës është rezultat i atyre mbushjeve që nuk kanë shpërthyer në protestat tona kur policia ka hedhur në drejtim të aktivistëve të Vetëvendosje-s. Kemi edhe shumë të tillë. Kemi edhe për seancën e ardhshme. Kemi edhe për të tjera seanca. Do të vazhdojë gazi lotsjellës përderisa vazhdojnë këto seanca që përpiqen ta normalizojnë ‘Zajednicën’”, u shpreh Kurti.

“E kam lexuar kaherë atë shkrim. Ai ashtu është edhe shkrim i kohës së protestave kundër Jabllanoviqit, që patën sukses, që e shkarkuan Jabllanoviqin. Jabllanoviqi pati thënë që nënat e të pagjeturve janë egërsira. I pat quajtur ashtu edhe aktivistët e Vetëvendosje!-s. U bënë 15 protesta anembanë Kosovës, dy shumë të fuqishme me 24 dhe 27 janar në kryeqytetin e Republikës, dhe u shkarkua Jabllanoviqi. Për neve kjo është e rëndësishme. Problemi me analizën që bën Blushi është se ai më trajton mua dhe Vetëvendosje!-n nga pikëpamja elektorale e votave, por nuk e kupton një gjë se politika e Lëvizjes Vetëvendosje! nuk është e parashikuar nga kalkulimet e një kontabilisti. Ai më thotë mua se ti humbet vota me këtë; kemi shpresuar që do të jesh pushtetar tjetërfare e kështu me radhë, mirëpo tërë kohën logjikën e ka brenda kalkulimeve elektorale, brenda përllogaritjeve që i bën një kontabilist. Por, unë nuk jam në politikë për këtë gjë. Politika nuk është kontabilitet. Ne jemi tek përfytyrimi i pallogaritshëm. Ne jemi tek një imagjinatë politike e cila është përtej çfarëdo kalkulimi që mund ta bëjë cilido kontabilist”, tha Kurti.

Më Shumë

20-shi i LDK-së, Dr. Fejzë Kabashi, zotohet se do t’i mbështesë shtresat në nevojë – 300 shtëpi të reja në katër vitet e ardhshme

Kandidati i LDK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Dr. Fejzë Kabashi, ka premtuar se nëse fiton besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 12 tetorit,...

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

Ish-drejtori i Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prizrenit, Fejzë Kabashi, garon me numrin 20 në listën e LDK-së për Kuvendin...

Lajmet e Fundit