1.9 C
Prizren
E enjte, 1 Janar, 2026

Veselaj-Gutaj: Nënshkrimi i MSA-së, akt historik për Kosovën

Luljeta Veselaj-Gutaj, deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, thotë se me nënshkrimin e MSA-së, Kosova bëri hapin e parë më të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ajo thotë se Kosova bëri progresin më të madh politik dhe historik në rrafshin ndërkombëtar drejt rrugës së integrimit në familjen evropiane, drejt vlerave evropiane dhe transatlantike.

Sipas Veselaj-Gutaj, kjo është meritë dhe dëshmi e suksesit të Institucioneve të Kosovës dhe gjithë qytetarëve të vendit.

“Me nënshkrimin e MSA-së, Kosova bëri hapin e parë më të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, bëri progresin më të madh politik dhe historik në rrafshin ndërkombëtar drejt rrugës së integrimit në familjen evropiane, drejt vlerave evropiane dhe transatlantike. Pa kontestueshëm është meritë dhe dëshmi e suksesit të Institucioneve të Kosovës dhe gjithë qytetarëve të vendit, ky angazhim dhe përkushtim serioz i Institucioneve të Kosovës është dëshmia më e mirë drejt realizimit të synimeve dhe prioriteteve në proceset integruese që do të sjellin përfitime ekonomike, gjeostrategjike, politike në raport me vendin tonë”, tha Veselaj-Gutaj.

“Sigurisht, gjatë këtij procesi dhe gjitha proceseve tjera integruese, Kosova padyshim do të has në vështirësitë nga politikat kundërshtuese joaleate, por që nga çlirimi i vendit tonë, synimi, orientimi apo rreshtimi ynë si shoqëri ka qenë dhe është integrimi në vlerat evropiane dhe transatlantike dhe ja ky është vetëm fillimi i realizimit të synimeve tona, ky është akt përfitimi nga kjo marrveshje kontraktuale me Bashkimin Evropian dhe garantuesit aleat të implementimit të kësaj marrveshjeje”.

“Në kontestin politik po e ritheksoi se është akt historik për vet faktin se nga tash e tutje Kosova me Bashkimin Evropian ka vendosur raporte kontraktuale, ne si shtet kemi vënë gurthemelin për obligimet dy palëshe që deri më tani ka qenë inekzistente, gjithashtu duhet marr shumë positive këtë çasje të BE-së, pa përjashtuar asnjë shtet të Bashkimit Evropian, për të cilën mund të nënkuptojmë apriori se edhe ato vende që ende nuk na kanë njohur, kanë filluar së menduari ndryshe për shtetin tonë të ri, përfundimisht esenciale është miratimi i kësaj marrëveshje nga BE-ja”.

“Institucioneve të Kosovës i mbetet që të punojnë shumë drejt rrugës së integrimit në BE-së, sa më shumë që do të punojmë aq më tepër do të përmbushen obligimet që dalin nga kjo marrëveshje”.

“Kosova asnjëherë më shumë ska pas nevojë që të ketë institucione stabile dhe unike rreth konsolidimit të shtetsisë, anëtarësimi i Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare si procese të domosdoshme dhe si obligime që ja kemi vendos vetes si shoqëri,vetëm se e forcojnë subjektivitetin tonë ndërkombëtar”.

“Sot është një ditë e madhe sepse Kosova filloi një epokë të re, andaj me këtë rast përgëzime për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”. /PrizrenPress.com

Më Shumë

E rrallë në spitalin e Prizrenit: Anesteziologu asiston gjatë lindjes së nipit të tij

Një foshnjë e gjinisë mashkullore ka ardhur në jetë pesë minuta pas kalimit në vitin 2026-të.Me këtë rast ka ndodhur një moment tejet emocionues...

KQZ shpall rezultatet preliminare të zgjedhjeve – VV nën 50%, kaq vota morën partitë tjera

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet preliminare nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura sot. Nga këto rezultate, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 49.79%, apo...

Lajmet e Fundit