Forumi Kulturor debaton për politikat kulturore të Kosovës

Forumi Kulturor organizon më 3 nëntor, me fillim nga ora 11:00, në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së debatin e radhës, që këtë herë fokusohet në temën “Cili model për politikat kulturore të Kosovës?”

Debati do të moderohet nga Shqipe Hajredini, e cila bashkë me Ebba Lekvall nga Grupi për studime juridike dhe politike, janë autore të raporti të fundit hulumtues të Forumit Kulturor, “Drejt një politike kulturore për Kosovën”.

Në panel të këtij debati do të jenë edhe Kamuran Goranci e Vjollca Aliu nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Florent Mehmeti nga Forumi Kulturor.

Më Shumë

OVL-UÇK në Prizren i dhuron motor elektrik invalidit të luftës së UÇK-së, Florim Kryeziut

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren ka njoftuar se, falë donacionit të kompanisë “Sat Styro”, është dhuruar një motor elektrik për...

Incident afër mesnatës në Prizren – 15-vjeçarja pështyn dhe godet me shqelm zyrtarin policor

Një 15-vjeçare është dërguar për 24 orë në mbajtje pasi dyshohet për sulm ndaj një zyrtari policor në Prizren. E dyshuara është arrestuar pak para...

Lajmet e Fundit