Qeveria “nuk lodhet” për peticionin

Peticioni kundër Marrëveshjes për Asociacionin dhe asaj për Demarkacionin, i nënshkruar nga mbi 203 mijë qytetarë, së shpejti do t’u dorëzohet institucioneve vendore dhe ambasadave më me ndikim në vend.

Kjo është bërë e ditur nga subjektet opozitare në vend, të cilat e kanë organizuar këtë peticion.

Megjithatë ende nuk dihet nëse ky peticion do të merret parasysh nga Qeveria, e cila as pas katër ditë pritjeje të gazetës “Zëri” për përgjigje rreth kësaj çështjeje nuk ka dhënë asnjë qëndrim.

Zëdhënësi i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Frashër Krasniqi, ka thënë se në ditët në vijim do të vendoset përfundimisht se cilave institucione do t’iu dërgohet ky peticion.

“Ne aktualisht jemi në fazën e skanimit dhe fotokopjimit të peticionit. Kjo merr pak kohë ngase janë rreth 20,000 fletë që përmbajnë nënshkrime. Pas kësaj faze do të vendosim së bashku të gjitha subjektet opozitare se ku saktësisht do ta dërgojmë. Sidoqoftë, këtë do ta bëjmë publike në momentin që do ta nisim peticionin”, ka deklaruar Krasniqi. /zeri/

Më Shumë

Në Rahovec mbahet dëgjimi publik me gra dhe vajza për buxhetimin gjinor

Komuna e Rahovecit ka mbajtur dëgjim publik me gra dhe vajza lidhur me buxhetimin gjinor, me fokus identifikimin e nevojave dhe prioriteteve të tyre...

Trepça, kampione e Kosovës

Trepça është shpallur kampione e Kosovës në basketboll, pasi mposhti Bashkimin me rezultat 78:98 në finalen e katërt të “Play-off”-it, duke e mbyllur serinë...

Lajmet e Fundit