Të korruptuarit s’e luftojnë korrupsionin!

Hetimet për korrupsion në Kosovë nuk kanë rezultuar me dënime përfundimtare. Kështu thuhet në Raportin e sivjetmë të Progresit të Komisionit Evropian, ku potencohet se politika ka ndikim në gjyqësor në luftën kundër korrupsionit.

“Kosova nuk ka krijuar ende një regjistër të hetimeve, ndjekjeve penale dhe dënimeve në rastet e korrupsionit. Në vitin 2014, Agjencia Kundër Korrupsionit ka kryer procedurat administrative në një total prej 304 raste, prej të cilave 56 janë të bartura nga 16 vitet e kaluara dhe 248 ishin të reja. Hetimet e rralla të korrupsionit të nivelit të lartë deri më tani nuk kanë rezultuar me dënime përfundimtare”, thuhet mes tjerash në Raportin e Progresit, në pjesën ku flitet për luftën kundër korrupsionit.

Po ashtu, sipas këtij Raporti, ekspertiza e Kosovës në trajtimin e hetimeve komplekse financiare dhe për konfiskimin e pasurive kriminale në mënyrë efektive është ende e kufizuar. “Ndikimi politik në zbatimin e ligjit dhe organeve gjyqësore vazhdon. Autoritetet politike duhet të sigurojnë që organet e zbatimit të ligjit janë të autorizuar plotësisht për të vepruar në mënyrë efektive dhe të paanshme kur hetohen për korrupsion”./zeri/

Më Shumë

Totaj pret në Prizren ish-kongresmenin amerikan Bob McEwen dhe ish-deputetin gjerman Volkmar Klein

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në një takim miqësor ish-kongresmenin amerikan Robert D. McEwen, i njohur si Bob McEwen, aktualisht...

Pse nuk po funksionon klubi i futbollit “Liria”?

Kam qenë fëmijë i KF Lirisë për gati dhjetë vite. Jam rritur në shkallët dhe në fushën e Stadiumit “Përparim Thaçi”, aty ku për...

Lajmet e Fundit