Kuvendi mblidhet më 30 nëntor

Kryesia e Kuvendit të Kosovës e ka caktuar seancën e radhës plenare më 30 nëntor.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se opozita duhet të kthehet në Kuvend dhe të mos e inkriminojnë vetveten në akte dhune, siç është hedhja e gazit lotsjellës. Sipas Veselit, manifestimi i opozitës më 28 nëntor nuk është zgjidhje.

“Ta përdorësh flamurin kombëtar për qëllime politike është paaftësi e opozitës. Kërkova nga kryesuesja e opozitës të na tregojë çfarë po do saktësisht opozita. Nëse ata e kanë vendosë ta bllokojnë Kuvendin atëherë mos të përdorin gazë lotsjellës. Opozita duhet ta lë këtë aktrim, i cili është i turpshëm”, ka thënë Veseli.

Më Shumë

KQZ miraton fletëvotimin për votim me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për miratimin e dizajnit dhe përmbajtjes së fletëvotimit për votimin me postë jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme...

Vetëvendosje në Prizren zhvillon takim mobilizues me strukturat e saj

Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Prizren ka mbajtur një takim mobilizues me përfaqësuesit e pikave të saj, në kuadër të organizimit dhe koordinimit të...

Lajmet e Fundit