16.1 C
Prizren
E shtunë, 12 Prill, 2025

Filarmonia e Kosovës shënon 15-vjetorin e themelimit

Me një koncert solemn Filarmonia e Kosovës do ta shënojë 15-vjetorin e themelimit, më 24 nëntor në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, me fillim nga ora 20:00.

Drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari, në një konferencë për media tregoi se në këtë koncert Kori i Filarmonisë do të prezantojë katër vepra të kompozitorëve shqiptarë, nën dirigjimin e Rafet Rudit, kurse në pjesën e dytë, atë simfonike, do të prezantohen tri vepra, përfshirë edhe dy të Vinçenc Gjinit dhe Krist Lekajt, kompozitorë këta që shënojnë 80-vjetorin e lindjes. Kjo pjesë dirigjohet nga dirigjenti shqiptar që jeton e vepron jashtë vendit, Arbër Dhomi.

“Ky është një jubile numerikisht jo shumë i madh por shumë i rëndësishëm për ne që konsiderohemi institucioni më i lartë muzikor në vend”, tha Jashari.

Në këtë konferencë nuk u la pa u përmendur as mungesa e një salle universale për koncerte, opera e balet dhe duke folur në këtë drejtim, drejtori i Filarmonisë së Kosovës tha se ata tanimë janë lodhur nga kjo zvarritje e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunës së Prishtinës dhe se po vazhdojnë të punojnë në kushte te mjerueshme, me shpresë që të paktën 20-vjetorin ta presin në një sallë të dinjitetshme.

Koncerti për 15-vjetorin e themelimit po organizohet në bashkëpunim me Shoqatën e Kompozitorëve të Kosovës. /KosovaLive

Filarmonia e Kosoves-Koncert Solemn

Më Shumë

Haradinaj kujton martirët e Lubizhdës së Hasit dhe dëshmorët e Brigadës 133

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot dëshmorët e Brigadës 133 “Adrian Krasniqi” dhe martirët e Lubizhdës së Hasit,...

Sveçla ka reaguar pas lirimit të dy serbëve të arrestuar në Prizren

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas lirimit të dy serbëve që u arrestuan të dielën në Prizren, e...

Lajmet e Fundit