2.3 C
Prizren
E premte, 2 Janar, 2026

Fatmir Limaj: Drejtësia e vonuar, drejtësi e mohuar

Gjatë shqyrtimit të ankesës së prokurorisë për Rastin “Kleçka” Fatmir Limaj kërkoi drejtësi nga Gjykata e Apelit.

“I përkrahi qëndrimet e avokatëve të mi mbrojtës dhe kam për të shtuar vetëm një gjë – drejtësi dhe vetëm drejtësi dhe mjaft më pasigurisë juridike. Ju e dini që drejtësia e vonuar është sikurse drejtësi e mohuar,” tha ai.

Ankesën e prokurorisë për “Kleçkën” gjatë inkuadrimit me anë të video-lidhjes e quajti qëllimkeqe avokati i Limajt Karim Khan, ndërsa kërkoi që ajo të hedhet poshtë.

kërkoi që të hedhet poshtë ankesa e prokurorisë duke e quajtur atë qëllimkeqe.

Khan mes tjerash deklaroi se Fatmir Limaj që nga përfundimi i luftës në Kosovë është i shoqëruar me akuza dhe me një përpjekje të vazhdueshme për ta pastruar emrin e tij. I njëjti i ka humbur 33 muaj në Tribunalin e Hagës që nuk do t’i kthehen kurrë.

Po ashtu, Khan tha se Limajt lufta i ka lënë vragë dhe ende nuk ka pasur mundësi për t’i shëruar ato.

Khan përmendi edhe dëshmitarin e “Kleçkës” Agim Zogaj, duke thënë se ai nuk ishte mirë me shëndet, prandaj dëshmia e tij nuk mund të jetë e besueshme.

“Pavarësisht faktit që në vitin 2007 kishte deklaruar që ishte në trajtim mjekësor, këtë e ka thënë edhe bashkëshortja e tij dhe mu kur e ka marrë në pyetje në prezencë të prokurorit Salustro, nuk i ka kundërshtuar provat që i ka paraqitur bashkëshortja e tij se ai nuk është mirë më shëndet, andaj një dëshmi e një dëshmitari të tillë nuk mund të jetë kredibile,” tha Khan.

Khan tha se me një dëshmitar të tillë Gjykata Themelore e Prishtinës nuk ka mundur ta dënojë Limajn dhe kjo gjykatë ka marrë vendim të drejtë.

Dhjetë ish-ushtarët e UÇK-së u shpallën të pafajshëm nga akuzat për krime lufte më 17 shtator 2013.

Përveç Karim Khanit, edhe dy avokatët e Limajt, Tahir Rrecaj dhe Tomë Gashi kërkuan nga trupi gjykues i Gjykatës së Apelit që ta hudhë poshtë ankesen e prokurorisë dhe ta vërtetojë aktgjykimin e shkallës së parë.

Hedhjen poshtë të ankesës dhe vërtetimin e aktgjykimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës për “Kleçkën” e kërkuan pastaj edhe avokatët e të akuzuarve të tjerë.

Pas seancës për KALLXO.com foli avokati tjetër i Limajt, Tahir Rrecaj.

“Ne presim që Gjykata e Apelit ta refuzojë ankesën e prokurorit Salustro të paraqitur kundër aktgjykimit lirues të Gjykatës Themelore në Prishtinë ku Limaj dhe të tjerët u patën liruar nga të gjitha akuzat. Ne mbrojtja e Z. Limaj dhe të tjerët i kemi dhënë argumentet e mjaftueshme me të cilat në bazë ligjore dhe praktike e kemi kundërshtuar ankesën e prokurorit Salustro të paraqitur kundër aktgjykimit dhe kemi propozuar që ai aktgjykim të vërtetohet,” tha Rrecaj.

 

Më Shumë

Digjet një shtëpi në Prizren, humb jetën një foshnjë

Një zjarr ka përfshirë një shtëpi banimi në qendër të Prizrenit mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:00, ku si pasojë ka humbur jetën një...

Pjesëmarrje e ulët në votime në orët e para në Prizren

Në Prizren, gjatë orëve të hershme të mëngjesit, qytetarët nuk kanë treguar shumë disponim për të dalë në votime. Atmosfera në vendvotime është e qetë,...

Lajmet e Fundit