Bashkurti: Hap pas hapi drejt dialogut

Diplomati shqiptar Lisen Bashkurti, duke iu referuar situatës së fundit politike në Kosovë ndërmjet pozitës dhe opozitës, ka thënë se nuk ka krizë pa zgjidhje.

Bashkurti ka thënë se ka vullnet të munguara për realizimin e saj.

“Edhe kriza në Kosovë deri tani vlerësohet si e tillë. Zhvillimet e fundit në Kosovë, siç ishin vizitat e sekretarit të ShBA-ve, J. Kerry dhe e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta po ndikojnë për përgatitjen e klimës për dialog midis mazhorancës dhe opozitës. Në këtë fazë të re hapi i parë drejt fillimit të dialogut është lirimi i opozitarëve të arrestuar kohët e fundit. Hapi i dytë drejt fillimit të dialogut është ndërprerja e vendimit për pezullimin e pjesëmarrjes së opozitës në Kuvend. Pra kthimi i opozitës në Kuvend”, ka shkruar Bashkurti në profilin e tij në “Facebook”.

Më Shumë

Spitali i Prizrenit nis funksionalizimin e Komitetit për Cilësi dhe Siguri të Shërbimeve Shëndetësore

Në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është mbajtur takimi i parë i Komitetit për Cilësi dhe Siguri të Shërbimeve Shëndetësore,...

Në Savrovë përkujtohen dëshmorët dhe martirët e lirisë

Në fshatin Savrovë të Suharekës është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nderim të bijve dhe bijave të rënë për lirinë e vendit. Në këtë aktivitet,...

Lajmet e Fundit