Aksident në Lubizhdë të Prizrenit, dy të lënduar

Mbrëmë rreth orës 23:30 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Lubizhdë të Prizrenit. Policia njofton se nga ky aksident lëndime kanë pësuar dy pasagjerë.

“I dyshuari mashkull k-shqiptar duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, nga prapa e godet veturën e dytë që drejtohej nga viktima mashkull k-shqiptar”, thuhet në raportin e policisë.

“Si pasojë e aksidentit dy pasagjerë të dy veturave kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”. /PrizrenPress.com

Më Shumë

Recep Morina emërohet drejtor i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik të Mamushës

Recep  Morina është emëruar drejtor i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Mamushës. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Mamushës,...

Hapet aplikimi për 100 eurot për punëtorët e sektorit privat, Murati jep detaje

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është hapur aplikimi për subvencionimin e punëtorëve të sektorit privat. Në njoftim është bërë me...

Lajmet e Fundit