Vetëvendosje: PDK–LDK–Srpska po shtyp opozitën

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar në lidhje me arrestimin e deputetes Albulena Haxhiu, kjo e fundit është arrestuar mëngjesin e sotëm.

Vetëvendosje në reagimin e tyre thotë se pushteti po përdor secilin mjet për ta shtypur opozitën. Ndër të tjera VV shprehet se opozita e bashkuar nuk do të ndalet deri në tërheqjen e marrëveshjeve.

“Sot u arrestua deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, teksa po shkonte në një tubim në Gjilan. Kjo qeveria kriminale, PDK-LDK-Srpska, po e përdor secilin mjet për ta shtypur opozitën ashtu që t’i realizojë projektet e Serbisë në Kosovë”, thuhet ne reagim.

“Veprimet e deputetëve të opozitës brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës janë në funksion të mbrojtjes së sovranitetit të shtetit. Opozita e bashkuar nuk do të ndalet deri në tërheqjen e marrëveshjeve të 25 dhe 26 gushtit”.

“Nëse Qeveria e Kosovës nuk guxon t’i tërheqë marrëveshjet, atëherë lë t’i hedhë në referendum, dhe le të vendos populli i Kosovës për to. Nëse as referendumin nuk guxon ta organizojë, atëherë duhet që sa më parë vendi të shkojë në zgjedhje”.

Më Shumë

Sot Çekia-Kosova: Dardanët synojnë rezultat pozitiv

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot në Pragë luan kundër Çekisë, në një ndeshje miqësore. Çekët dhe Dardanët do të përballen në Epet Arena, në...

Osmani e Limaj takohen rastësisht në Prizren, i urojnë suksese njëri tjetrit

Në një kafene në Prizren kanë rastisur të jenë në fushatë prijësja e listës së LDK-së, Vjosa Osmani dhe Fatmir Limaj, i cili po...

Lajmet e Fundit