Vjosa Osmani: Iniciativa për shkarkimin e Haxhi Abdylit, e turpshme!

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka reaguar ndaj inicitivës së disa delegatëve të LDK-së në Prizren, për shkarkimin e kryetarit të kësaj dege, Haxhi Avdyli, pas raportimit të Gazetës Blic.

Depuetetja më e votuar femër në Kosovë, Vjosa Osmani ka thënë se shpreson që një iniciativë e tillë të mos jetë e vërtetë, sipas saj, ky do të ishte një turp për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ajo ka thënë se të ndëshkosh një kryetar dege, vetëm pse dëgjoj zërin e elektoratit, është e paprecedentë.

“Shpresoj që kjo mos të jetë e vertetë, sepse një iniciativë e tillë do të ishte e turpshme. Vetëm dikush që ja do të keqen dhe fundin LDK-së mund të ndërmarrë diçka të tillë, duke ndëshkuar fjalën e lirë, vlerë kjo esenciale që e ka promovuar LDK-ja. Për me tepër, të ndeshkosh një Kryetar të degës më të madhe për nga numri i votuesve vetëm pse ai ka dëgjuar zërin e elektoratit të degës në Prizren, është e paprecedent për një parti si LDK. Prandaj, po e përseris, që shpresoj që kjo të demantohet dhe që iniciativa të tilla mos të gjejnë përkrahje nga njerëzit që ja dojnë të mirën LDK-së”, ka thënë Vjosa Osmani për Gazetën Blic.

Më Shumë

Mallorca vendos çmimin për Muriqin, prizrenasi drejt largimit

Krerët e Mallorcas raportohet se tashmë kanë përcaktuar çmimin për kartonin e sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili pritet të largohet...

Spërkatje kundër EHKK-së në pesë fshatra të Malishevës, publikohet orari

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se do të zhvillohet spërkatje selektive nga toka kundër Etheve Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK) në fshatrat Dragobil, Pallankë,...

Lajmet e Fundit