15.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Shala inspektoi Kalanë dhe Kishën Katolike të Prizrenit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, bashkë me zëvendësministrin Rexhep Hoti, ka qëndruar sot në Prizren, me ç’rast ka vizituar Kalanë e Prizrenit.

Ai u njoftua me procesin e gërmimeve arkeologjike dhe konservimeve që po bëhen në këtë lokalitet historik, i cili ruan thesare arkeologjike e historike mijëvjeçare.

Shala u shpreh i kënaqur me ecurinë e punëve në gërmime dhe konservimeve në Kalanë e Prizrenit.

Ministri falënderoi Ambasadën Amerikanë për ndihmën dhe mbështetjen e fuqishme që i ka dhënë këtij lokaliteti të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore të Kosovës, që është shenjë e rëndësishme e identitetit kulturor të Kosovës.

Shala u shpreh se MKRS-ja edhe në vitin e ardhshëm do të vazhdojë të ndihmojë gërmimet arkeologjike, restaurimet dhe konservimet në Kalanë e Prizrenit.

MKRS-ja këtë vit ka ndihmuar gërmimet arkeologjike dhe konservimin në këtë kala me 200 mijë euro, ndërsa mbështetja për këtë lokalitet do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm.

Sipas dinamikës së punëve dhe projeksioneve nga Institutit Arkeologjik, Kalaja e Prizrenit, në fund te vitit 2016 do të ketë planin e menaxhimit, stazat e ecjes, ndriçime dhe shume elemente të tjera që janë në shërbim të ngritjes së turizmit kulturor dhe shtojnë kërkesat për të vizituar këtë monument të veçante të trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Gjatë vizitës në Prizren, ministri Shala vizitoi edhe Katedralen Katolike të Prizrenit “Zoja Ndihmtare”, ku u njoh për së afrimi me gërmimet arkeologjike, gjendjen e këtij objekti dhe restaurimet që po bëhen në të.

Ai u pritë nga Don Shan Zefi, kancelar i Ipeshkvisë së Kosovës, me të cilin bisedoi për rëndësinë që ka ky objekt për trashëgiminë kulturore të Kosovës.

Ministri Shala u shpreh se ky objekt është tejet i rëndësishëm për trashëgiminë kulturore dhe shpirtërore të Kosovës, dhe si i tillë do të ketë mbështetjen e MKRS-së.

Më Shumë

Një person i kërkuar arrestohet në Prizren dhe dërgohet në vuajtje të dënimit

Stacioni Policor në Prizren vazhdon angazhimin e tyre në ruajtjen e rendit publik dhe ekzekutimin e urdhërave gjyqësore. Sot, më 26 prill 2024, një operacion...

Gjendet një person pa shenja jete në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete të hënën rreth orës 06:40 në fshatin Manastirca, në Prizren. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës...

Lajmet e Fundit