8.8 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

SHBA mbyll të dielën përfaqësit në 21 vende

Flamuri AmerikanNën frikën e sulmeve të mundshme nga elementë dhe degë të Al Kaidas, qeveria Amerikane ka vendosur mbylljen kësaj të diele të 21 ambasadave dhe konsulatave të saj në shumë vende të botës, kryesisht në vende myslimane. Mbyllja bëhet në disa vende të Lindjes së Mesme dhe në Afrikën Veriore, ndërsa sulmi, theksojnë burime të zbulimit, mund të vijë nga Gadishulli Arabik.

Si një masë kujdesi për punonjësit tanë dhe për të tjerët që mund të jenë duke vizituar ambasadat kemi vendosur të ndërmarrim këto hapa parandaluesë”, tha zëdhënësja e Departmentit të Shtetit, Marie Harf.

Analistë të ndryshëm thonë se e diela, si ditë e 27-të e Ramazanit është një ditë e shenjtë në kalendarin islamik kur mendohet se vargjet e para kuranore i ishin shfaqur profetit Muhamed. Në këtë ditë simbol edhe në të kaluarën janë bërë sulme martirizimi. Sipas zyrtarëve amerikanë në shënjestër sulmi mund të jenë edhe përfaqësi të tjera të vendeve Perëndimore dhe jo vetëm ato amerikane,transmeton rtk.

Të dielën do të mbyllen ambasadat në 17 vende, në Avganistan, Algjeri, Bahrain, Bangladesh, Xhibut, Egjipt, Irak, Jordani, Kuvait, Libi, Mauritani, Oman, Katar, Arabi Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Sudan, Jemen dhe Izrael. Do të mbyllen konsulatat në Irak, Arabi Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

”Të mos harrojmë se kemi të bëjmë me armiq që vrasin pa dallim, gra, fëmijë, diplomatë dhe një nga shënjestërat e tyre kanë qenë ambasadat tona”, tha për media një zyrtar amerikan, duke arsyetuar vendimin e qeverisë.

Më Shumë

Vashat e Bashkimit fitojnë derbin ndaj Pejës 03

Në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, skuadra e Bashkimit ka arritur fitore të rëndësishme në kuadër të Superliga Femrat, duke mposhtur Peja 03 me...

Kontrabandë mallrash nga Pogaj i Shqipërisë drejt Gorozhubit të Kosovës, ndalohet tregtari 43-vjeçar

Kontrabandonte veshje nga Shqipëria drejt Kosovës, procedohet penalisht tregtari 43-vjeçar i dyshuar në Kukës. Policia Kufitare e Morinës ka zbuluar rastin teksa intensifikoi kontrollin në...

Për Fatos Nanon

Lajmet e Fundit